Kabineti qeveritar ka pësuar sot disa ndryshime të tjera. Argjirolajm.net mëson se sot janë liruar nga detyra tre zëvendës ministra. Sipas informacioneve është larguar Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Po ashtu lëvizja ka dhe në ministrin e Brendshme, pasi është larguar Rovena Voda. Dhe më herët gjatë ditës është larguar dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila ka thënë se është larguar për arsye personale.