Ka ndryshuar përsëri kabineti qeveritar. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka larguar nga detyra si ministër i Jashtëm në detyrë Gent Cakajn, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën.
Ndërkohë, në postin e ministrit të mbrojtjes që mbahej nga Xhaçka do të emërohet Niko Peleshi.
Reagimi
Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme. Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.