• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimet në vitin 2018, vendoset për të ardhmen e Lotarisë Amerikane

02/01/2018
Ndryshimet në vitin 2018, vendoset për të ardhmen e Lotarisë Amerikane

Diskutimet për përfundimin e programit të imigracionit në SHBA përmes lotarisë për Green Card kanë filluar dy vjet më parë. Ato janë pjesë e diskutimeve në kuadër të reformimit të ligjeve të migracionit. Dy senatorë republikanë patën kërkuar atëherë t’ i jepet fund lotarisë. Por edhe së fundmi, në reagimin e tij pas një akti terrorist në Nju-Jork, presidenti Trump kërkoi t’i jepet fund këtij programi. Ai kritikon mes të tjerash kushtet që duhen plotësuar për të fituar lotarinë, si janë shumë minimale, që mund të plotësohen prej kujtdo. Më shumë se për dhënien fund të programit flitet për zëvendësimin e tij me një sistem imigracioni të bazuar në pikë. E sigurt është se nëse lotarisë i jepet fund, nuk ekziston më mundësia për personat pa kualifikime të veçanta që të imigrojnë në SHBA.

Marrja e Green Card nuk është e lehtë

Të paktën GreenCard Lotterie DV -19 kryhet me garanci të plotë, dhe aplikimet dërgohen tek autoritetet amerikane që bëjnë procesin e përzgjedhjes. Deri tani shifrat kanë treguar se një ndër 25 aplikues e fiton lotarinë. Rreth 77 mijë shqiptarë kanë marrë që nga viti 1999 Green-Card nëpërmjet lotarisë.

Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi. Njëra është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane. E treta është me lotarinë Green Card, transmeton DW.

Lotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi. Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në lotari mijëra karta Green Cards, që janë viza që japin menjëherë lejen e qëndrimit dhe punësimit të pakufizuar. Sot lëshohen 55 mijë të tilla në vit. Numri i kartave që lëshohen, në cilin vend dhe për cilin kontinent vendoset nga e para vit për vit. 14,5 milionë vetë aplikuan nga e gjithë bota vitin e kaluar. Nga Gjermania për shembull 532 vetë fituan vitin e kaluar.

Vizat për punonjësit e specializuar

Përveç lotarisë Green Card ndryshimet që kërkohen kanë të bëjnë edhe me vizat H1-B, që janë vizat për punonjësit e specializuar. Vëzhgues në Uashington mendojnë se ndryshimet varen nga e ardhmja e marrëveshjeve të tregtisë midis Amerikës dhe Kinës e Indisë. Nga universitetet në Indi dalin shumë ekspertë të teknologjisë së lartë, të cilët vijnë në SHBA. Çdo vit jepen 85 mijë viza H1-B, një vizë shumë e rëndësishme për ekonominë. Viza H1-B është futur në vitin 1990 për punonjësit e kualifikuar.

Ato zgjaten gjashtë vjet dhe janë të lidhura me një universitet ose kompani të caktuar. 1,5 milionë mjekë, mësues, akademikë, specialistë kompjuterësh nga e gjithë bota kanë hyrë deri tani me H1-B në Amerikë.

Me gjithë se janë bërë disa projektligje deri tani asnjë nga ligjet nuk ka ndërruar. Por, çfarëdo që të vendoset nuk pritet që programet për Greencard-Lotterie dhe vizat H1-B të zgjerohen. Po ashtu nuk mendohet të ndryshojnë mundësitë për të marrë Green-Card si sipërmarrës që kërkon të investosh në Amerikë duke hapur vende pune. Po ashtu, Green Card Soldiers, lejeqëndrimi që jepet për qytetarët që nuk kanë nënshtetësinë amerikane, por shkojnë në luftë. Një rregull i nxjerrë nga Presidenti Bush më 2003.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al