• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimet që pritet të bëjë Joe Biden në SHBA

16/11/2020
Ndryshimet që pritet të bëjë Joe Biden në SHBA

Marrëveshja për klimën, migrantët, kujdesi shëndetësor – në këto fusha presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Joe Biden dëshiron të ndryshojë menjëherë politikën e tanishme, plane që kanë shkaktuar debate të shumta.
Presidenti i zgjedhur demokrat i SHBA-së, Joe Biden dëshiron të ndryshojë vendimet e Donald Trumpit, në ditën e parë të marrjes së detyrës së re në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi plane të mëdha për ditën e parë,” tha shefi i shtabit të Biden, Ronald Klain. Këto përfshijnë kthimin në Marrëveshjen e Parisit, mbrojtjen për migrantët e rinj në SHBA dhe masat e sigurimit shëndetësor. Biden mund ta fillojë këtë pasi të marrë detyrën në 20 janar 2021.
Ndërsa Trump bëri të qartë se ai nuk e ka ndërmend të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale. Republikani nënvizoi pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve dhe tha se do të vazhdojë luftën para gjykatave. Përveç kësaj, ekipi i Trumpit bëri të ditur se së shpejti do të ngrihen raste të tjera para gjykatave për mashtrime në zgjedhje. Këtë konfirmoi edhe vetë Trump në Twitter.
Beteja për Pensilvani
Në të njëjtën kohë, avokatët e presidentit Trump bën të ditur se një proces gjyqësor i demokratëve kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në Pensilvania nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Ata thonë se nuk janë dëshmuar të dhënat se ka pasur keqpërdorime nga vëzhguesit e Trumpit në zgjedhje. Njëkohësisht bën të ditur se do të kërkojnë që të anulohen qindra mijëra vota në Pensilvania.
Republikanët mendojnë se në Pensilvania ka pasur keqpërdorime që kanë ndihmuar fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden. Biden ka fituar në Pensilvania 20 vota elektorale, që ka mundësuar fitoren e tij. Sipas rezultateve të publikuara së fundi, Biden ka fituar 306 vota elektorale, ndërsa per fitoren e postit të presidentit nevojiten 270 vota elektroale. Trumpi ka dështuar deri tani gati në të gjitha proceset para gjykatave, me pretendim manipulimin e zgjedhjeve.
Këshilltari i Trumpit për virusin Corona – kundër obligimit të mbajtjes së maskave
Gjendja me virusin Corona në SHBA vazhdon të jetë kritike. Ekspertët thonë se ajo ka dalë jashtë kontrollit. Të dielën është kaluar shifra prej 11 milionë të infektuar. Një milion raste të reja janë shënuar vetëm në gjashtë ditët e fundit. Shumë shtete federale në SHBA kanë ashpërsuar masat në fundjavë dhe kanë kërkuar të futet obligimi i mbajtjes së maskave, si dhe të mbyllen disa dyqane. Restorantet në Miçigen mund të shesin vetëm jashtë godinës, ndërsa ata që kanë mundësi duhet të punojnë nga shtëpia. Këshilltari i tanishëm i preferuar i Trumpit për virusin Corona, Scott Atlas, një radiolog, thotë se “virusi do të marrë fund kur njerëzit të dalin kundër.”
Atlas është një kundërshtar i kufizimeve dhe dyshon në efektin e masave. Reagimi i tij bëhet edhe më interesant kur dihet se ai para pak javësh është arrestuar së bashku me një grup, i cili donte të rrëmbente guvernatoren e Miçigenit, Gretchen Whitmer, dhe sipas të dhënave të hetuesisë, donte eventualisht ta vriste për shkak të masave të mëparshme kundër pandemisë Corona. Më pas Atlas ka shkruar në Twitter se ai nuk ka dashur të bëj thirrje për dhunë.
Qeveria e ardhshme e Bidenit do të forcojë disa masa kundër pandemisë, por me qëllim që të evitohet një lockdown i gjerë. “Ne duam të përdorim saktësinë e skalpelit, në vend të përdorimit të sëpatës”, tha Vivek Murthy, një nga ekspertët e ekipit të Biden për luftimin e pandemisë. Imunologu i njohur amerikan, Anthony Fauci tha se refuzimi i Trumpit të pranojë humbjen po e pengon edhe luftën kundër pandemisë Corona.
Ende nuk ka bashkëpunim me ekipin e Bidenit
Autoritetet e General Services Administration (GSA) ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për bashkëpunim me ekipin e Bidenit, për të kaluar punët nga administrata e presidentit Tump, tek presidenti i ardhshëm. Zakonisht ekipit të presidentit të zgjedhur i mundësohet shpejtë qasja tek dokumentet, për të përgatitur kalimin e administrimit nga njëri tek presidenti tjetër. Ekipi i presidentit të ri së shpejti duhet të ketë qasje tek infrastruktura qeveritare dhe të përgatisë kalimin e pushtetit. Lejen për këtë e jep GSA. Por deri tani nuk ka ndonjë bashkëpunim.
DW

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al