• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshojnë shefat, ja lëvizjet në Policinë e Shtetit që firmosi Ardi Veliu

15/10/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshimin e shefave të komisariateve në Shkodër, Berat, Mirditë, Fier dhe Mallakastër. Këta ndryshime janë lëvizjet e dyta të firmosura brenda dy javësh.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, janë urdhëruar disa ndryshime në Drejtoritë e rajonale.

Mësohet se ndryshimet janë fokusuar tek shefat e komisariateve, në qytetin e Shkodrës, Beratit, Mirditës, Fierit dhe Mallakastrës.

Lorenc Meta me detyrë shef komisariati në Shkodër është transferuar zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Shkodër, ndërsa zv.drejtori i Policisë Shkodër, Skënder Hita, është emëruar zv.drejtor në Policinë e Gjirokastrës.

Ilir Dedja është emëruar shef komisariati në Shkodër, ndërsa Alfred Cenaj nga shef komisariati i Mirditës është komanduar shef komisariati në Berat.

Në Mirditë është emëruar Naim Lala, ndërsa ndryshime janë bërë edhe në komisariatin e Skraparit ku është emëruar Ermal Lulaj.

Lëvizjet e kryera me firmën e Veliut kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Ledio Ibrahimi, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtor i policisë së Lezhës.

Ndërkohë, Komisar Alfred Thaçi, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.

Këto ndryshime janë lëvizjet e dyta që drejtori i Përgjithshëm firmos brenda dy javëve.

Në fund të muajit shtator drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit’hat Tola u zëvendësua nga Edmond Targaj.

Ndryshime pësuan dhe dy Drejtorët e Policisë në qarkun Durrës dhe Lezhë.

NDRYSHIMET NË POLICI

Shkodër- Emërohet Ilir Dedja

Mirditë- Emërohet Naim Lala

Berat- Emërohet Alfred Cenaj

Fier- Emërohet Ledio Ibrahimi

Skrapar- Emërohet Ermal Lulaj

Mallakastër- Emërohet Alfred Thaçi

Gjirokastër- Emërohet zv/dr Skender Hita

Shkodër- Emërohet zv/dr Lorend Meta

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

ZYRTARE/ Shqipëria e nis në Meksikë në orën 4 të mëngjesit! Mësohet kalendari i plote me oraret dhe stadiumet e ndeshjeve të kuqezinjve nëse shkojnë në Botëror

07/12/2025

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al