• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshon skema për siguracionin e makinave, ja sa do të paguani këtej e tutje

03/04/2019
Siguracioni i makinave, dalin shifrat se sa do të paguani

Nga e hëna nisi mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike. Drejtuesit e automjeteve që në një vit kalendarik nuk përfshihen në asnjë aksident do të përfitojnë 5% ulje për tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, ndërsa ata që përfshihen në aksidente, do të paguajnë policën 15% më shumë.

Kjo është në vija të përgjithshme, skema që do të ndiqet për sigurimin e detyrën të automjeteve me hyrjen në fuqi të sistemit “bonus malus”. Drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’ në AMF, Endri Kote, shprehet se historiku i aksidenteve ka bazë vjetore dhe çmimet e siguracioneve do të vendosen me bazë të kësaj metodologjia nga prilli i 2020.

“Mbas një viti, me shkaktimin e një aksidenti do të ketë një rritje me 15% të çmimit të policës dhe një ulje me 5% për ata drejtues që nuk kanë shkaktuar asnjë aksident”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF.

Në bazë të kësaj formule, për një automjet me një motor prej 1600 kubikë, çmimi bazë i sigurimit është afro 18 mijë lekë në vit, nëse kryhen një aksident çmimi rritet në 20,700 lekë. Kur je disa herë shkaktar, çmimi mund të dyfishohet duke shkuar deri në 36 mijë lekë.

Gjithsej janë 19 klasa ku listohen përdoruesit e autoveturave dhe mikorbusëve. Secili e nis nga klasa e trembëdhjetë, ku është përcaktuar tarifa bazë, shkruan Gazeta Shqiptare.

Ndërkohë nëse nuk je shkaktar aksidenti, mund të përfitosh deri në përgjysmim të tarifës. Përveç efektit ekonomik, AMF synon që të ulë numrin e aksidente dhe pasojave prej tyre me aplikimin e sistemit ‘bonus malus’” thotë Kote.

Nëse je shkaktar i një aksidenti, atëherë çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm do të rritet dhe e kundërta ndodh nëse nuk shkakton aksident.

“Ka efekte sociale mjaft pozitive, pasi siç është konstatuar edhe në vendet e zhvilluar europiane në të cilat është aplikuar, ka sjelle një ulje të aksidenteve, pra duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtimin e automjetit së pasojave sociale në kujdesin e shëndetit të drejtuesve të automjetit dhe personave të tretë”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF në një intervistë për ‘TCH’. Akses në bazën e të dhënave të AMF me historikun e aksidenteve kanë të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend. Nga ana tjetër, nga sistemi “bonus malus” janë të përjashtuar drejtuesit e motoçikletave, autobusëve, kaminonëve dhe makinerive bujqësore.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al