• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në dy vite është arrestuar tre herë, gjykata lë në burg “tmerrin” e policisë në Sarandë

26/12/2021
Sarandë/ Arrestohet 42-vjeçari, iu sekuestruan kokainë dhe kanabis në banesë

Një 21-vjecar është kthyer në problematik për patrullat e policisë së Sarandës, pasi brenda dy vitesh është arrestuar tre herë, duke drejtuar mjete pa patentë, ndërkohë që herën e katërt është arrestuar në Gjirokastër në kundërshtim me masën “Arrest në shtëpi” që rëndonte mbi të, madje brenda një mjeti që u gjet një sasi e vogël droge.

Per Luan Shehun, 21-vjec, Gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi kete te marten dergimin e tij ne paraburgim me masen “Arrest ne burg” per tre akuza, “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shehu u kap nga Policia e Gjirokastres, teksa gjendej në territorin e fshatit Derviçan, në prani edhe të disa personave të tjerë, në brendësi të një automjeti, në të cilin është gjetur lëndë e dyshuar si lëndë narkotike.

Gjate kontrollit te tij, policia zbuloi se ndaj Luan Shehut rendonte masa e sigurise “Arrest ne shtepi”, vendosur nga Gjykata e Apelit Gjirokaster ne 2 nentor, e cila kishte revokuar masen “Arrest ne burg” qe Gjykata e Sarandes kishte vendosur ndaj tij per ngjarjen e dates 11.10.2021 kur eshte kapur ne lagjen ne.4 Sarande duke drejtuar mjetin “Peugeot” AA989FG pa patente dhe gjate thirrjes se policise ka hapur deren per t’u larguar por qe eshte neutralizuar me pas.

Pasi ndalimit ne Gjirokaster per thyerjen e mases “Arrest ne shtepi”, Shehu u transferua ne Sarande, ku edhe me nje akuze te trete, ate “largim i te burgosurit nga vendi i qendrimit” ai doli ne Gjykate per nje mase te re sigurie. Gjyqtari Fatmir Ndreu e la ate ne “Arrest ne burg” edhe per shkakun se ai ka qene edhe dy here te tjera i denuar per “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt”, konkretisht me 25.06.2020 dhe 28.09.2020.

Avokati Gjergj Imeraj parashtroi se nuk duhet pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, madje të zëvendësohet masa aktuale e “arrestit në shtëpi” me atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” në konsideratë të rrethanave familjare të personit nën hetim, pasi ka dy prindër të paralizuar dhe nuk ka njeri të kujdeset për ta, por kjo nuk u pranua nga Gjykata e cila pranoi kerkesen e prokurorit duke caktuar “Arrest ne burg” ndaj 21-vjecarit Luan Shehu.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

25/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al