Vera zyrtarisht ka mbaruar dhe me përfundimin e saj, ka një lajm shumë të gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Duke filluar nga dita e sotme, nuk ka më asnjë vatër zjarri në territorin shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të shkurtër Drejtoria e Emergjencave Civile.
Prej mëse dy muajsh Shqipëria ka vuajtur një “ferr” të vërtetë flakësh të cilat shpërthenin kudo në territorin e vendit.
Pavarësisht se zjarret e verës që lamë pas nuk morën fatmirësisht asnjë jetë njeriu, nuk mund të flitet e njëjta gjë për dhjetëra e qindra hektarët e tokës, pyjeve e shkurreve të cilat u shkrumbuan për vetëm dy muaj.
“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka patur vatra zjarresh masive”, shkruan në njoftimin e saj EC.








