• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në garë për një mandat të dytë, Dhimitris Tolis: Motivim dhe përgjegjësi e madhe, Dropulli e Pogoni s’kanë kohë për të humbur me opozitën

29/03/2023
Në garë për një mandat të dytë, Dhimitris Tolis: Motivim dhe përgjegjësi e madhe, Dropulli e Pogoni s’kanë kohë për të humbur me opozitën

Nga Dhimitris Tolis

Mirënjohje kryeministrit Edi Rama, ministres dhe deputetes sonë Mirela Kumbaro dhe Kryesisë së Partisë Socialiste për rikonfirmimin në garën e 14 majit për një mandat të dytë. Besimi juaj është për mua motivim dhe përgjegjësi më e madhe për të vijuar punët e mira që kemi bërë në Dropull përgjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Gjithçka kemi bërë deri më tani fshat më fshat, me investime në rrugë, në rrjetin e ujësjellësit, në infrastrukturën bujqësore e në tërësi për shërbime më të mira për komunitetin, janë vërtet tregues domethënës të përkushtimit tonë të përditshëm. Por unë i jam i vetëdijshëm se kaq nuk mjafton dhe se nevojat janë shumë më tepër, prandaj dua të vijojmë të punojmë së bashku. Unë besoj që me punë gjithçka realizohet.

Dropulli ka pasur këto 4 vite vëmendje si asnjëherë më parë nga Qeveria dhe jam besimplotë se kjo mbështetje do të vijojë përsëri. Sfida jonë e përbashkët është të mbajmë Dropullin dhe Pogonin në drejtimin e duhur pas 14 majit. Dropullitët e pogonitët janë aq të mençur për të bërë zgjedhjen e duhur, Partinë Socialiste. Ata e kuptojnë shumë mirë se s’ka asnjë arsye ta çojnë votën dëm dhe të bëjnë eksperimente me opozitën e paaftë të rregullojë së pari “shtëpinë” e vet pastaj të mendojë për Dropullin dhe Pogonin, që s’kanë asnjë mundësi për t’i ofruar diçka më të mirë Dropullit.

Prandaj të dashur miq e banorë të Dropullit e Pogonit, ju ftoj të bashkojmë mendjet dhe zemrat në 14 maj dhe të vijojmë punën bashkë. Kemi ende shumë projekte për të finalizuar. Dropulli, Pogoni s’ka kohë për të humbur, nuk e meriton të kthehet prapa dhe as do të ndodhë. Bashkë do ia dalim të mbajmë Dropullin dhe Pogonin në drejtimin e duhur.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al