• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në gjyq shfaqen videot e masakrës së tij, shqiptari nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

04/05/2024
Në gjyq shfaqen videot e masakrës së tij, shqiptari nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

Në gjykatën e Foggia-s në Itali u zhvillua ditën e premte seanca e dytë gjyqësore e procesit ndaj 45-vjeçarit Taulant Malaj.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica, fqinjit italian Massimo De Santis, si dhe për plagosjen e bashkëshortes Tefta, të cilën e akuzonte për lidhje me italianin. Trupës gjykuese iu shfaqën dy videot e masakrës, së ndodhur më 6 maj të 2023-t.

E para u regjistrua nga telekamerat e shtëpisë, ndërsa tjetra me celularin e të pandehurit. Në këtë të fundit shfaqet edhe kufoma e De Santis, në shkallën e pallatit.

Në gjyq shfaqen videot e masakrës së tij, shqiptari nis të

Taulant Malaj mori pjesë në seancë vetëm për pak minuta, pasi pak çaste pas shfaqjes së njërës prej videove, të cilat të dyja bashkë zgjasin 15 minuta, ai nisi të bërtiste dhe të godiste me kokë hekurat e kafazit në sallë të gjyqit.

Drejtuesi i seancës urdhëroi largimin e të pandehurit nga salla. Sipas mediave italiane, videot u shfaqën me kërkesë të prokurorëve Sabrina Cicala dhe Antonio Laronga, në mbështetje të dëshmisë së oficerëve të policisë së San Severo, të cilët ishin të parët që mbërritën në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Pamjet, të cilat janë tmerrësisht të rënda, tregojnë si momentet e masakrës, të kapura nga kamerat e instaluara në shtëpinë e Tefta Malajt, ashtu sikurse sjelljen e vrasësit menjëherë pas akteve që kishte kryer.

Shqiptari në fakt filmoi si trupat e pajetë të vajzës dhe fqinjit, ashtu sikurse të shoqen e cila mbeti e plagosur rëndë. Për shkak të pamjeve tejet të rënda, gjykata vendosi që kjo seancë të zhvillohej me dyer të mbyllura.

E pranishme mësohet se ishte edhe bashkëshortja e vrasësit.

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

09/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al