• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në janar s’kishte dëshirë të angazhohej në politikë, sot rikthehet me PS. Cili është plani i vërtetë i Vangjel Tavos?

13/03/2024

Në fillim të këtij viti Vangjel Tavo deklaroi se nuk kishte asnjë dëshirë për t’u angazhuar në politikë.

Pas publikimit të shkrimit në gazetën greke “Kathimerini”, ku emri i tij përmendej si i përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar përkohësisht Himarën derisa të merrte drejtim çështja “Beleri”, Vangjel Tavo pati reaguar për News 24.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet greke. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, ishte shprehur Tavo më 6 janar.

Dy muaj më vonë befas ish-deputetit të LSI i rikthehet dëshira për t’u marrë me politikë. Qeveria sot e emëroi në postin e prefektit të Vlorës.

Dyshimet janë se mos ky emërim është për një plan më të gjerë, ai që pati shkruar “Kathimerini” më herët, se Vangjel Tavo mund të katapultohet për të drejtuar Bashkinë e Himarës qoftë dhe përkohësisht.

Posti i prefektit natyrisht që është politik, pasi është përfaqësuesi i kryeministrit në qeverinë loakle.

Rikthimi i Vangjel Tavos nuk duhet parë vetëm i lidhur me postin e prefektit të Vlorës dhe as me një drejtim të përkohshëm të Himarës prej tij sa të kapërcehet ngërçi me Athinën. Nuk është çudi që ai të jetë edhe kandidati i PS për Bashkinë Himarë kur zgjedhjet të ribëhen nëse Gjykata e Apelit dënon përfundimisht Fredi Belerin.

Vangjel Tavo nuk është në Vlorë as se ishte pa punë as se ka ende shumë për të dhënë nga vetja në shërbim të Shqipërisë pas çerek shekulli në politikë.

Plani i tij B mund të jenë edhe zgjedhjet e vitit 2025. Socialistët e nxorrën nga politika në prill 2021 në Gjirokastër, socialistët mund ta rikthejnë sërish në Kuvend 4 vite më vonë. Çështja është do të jetë deputet i qarkut Vlorë apo qarkut Gjirokastër? Të presim! ©Argjiroja.net 

Related Posts

Tërmet i fortë në Greqi
Kryesore

Një tërmet i fortë godet Greqinë

02/07/2026
Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
Kryesore

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

02/07/2026
Protesta/ Aktivisti Andi Tepelena: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent!
Kryesore

Protesta/ Aktivisti Andi Tepelena: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent!

02/07/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Kryesore

Protesta para Parlamentit, Rama: Pisllëku i politikës së dështimit doli në pah

02/07/2026
“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik
Kryesore

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

01/07/2026
Na presin ditë të nxehta, ja parashikimi i motit për javën në vijim
Kryesore

Korriku përvëlues, do thyhen rekordet e qershorit, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

01/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet i fortë godet Greqinë

02/07/2026
Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

02/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al