Kanë kaluar disa muaj nën ‘kthetrat’ e koronavirusit që ka marrë jetën e mijëra personave dhe ka infektuar me mijëra të tjerë.
Presidenti i kompanisë farmaceutike italiane IRBM, Piero Di Lorenzo është shprehur në një deklaratë për median se vaksina do të jetë e vlefshme në janar dhe se do të kushtojë 2-3 euro.
Ai është shprehur se të parët që do të vaksinonhen do të jenë ata që janë më shumë të rrezikuar, personeli mjekësor-shëndetësor, policët, personeli i shkollave, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet të tjera.
Kujtojmë që vaksina nga Universiteti i Oksfordit në bashkpunim me kompaninë farmaceutike italiane IRBM, pak ditë më parë ka bërë me dije se vaksina e tyre e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive.
Foto nga 1









