Një 47-vjeçar shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar prej 13 vitesh është arrestuar në Itali. Ai është vënë në pranga sapo ka zbritur në aeroportimin e Rimini Fellini nga avioni që vinte nga Tirana.
Sipas raportimeve të mediave italiane, shqiptari kërkohej nga autoritetet gjyqësore greke për një vrasje dhe tentativë vrasjeje të kryer në vitin 2012. Pas vrasjes së një bashkëatdhetari të tij dhe plagosjes së rëndë të një tjetri, 47-vjeçari u shpall në kërkim, ndërsa dyshimet ishin se fshihej në Greqi ose Shqipëri.
Falë përpjekjeve hetimore të policisë kufitare të Riminit, ai u ndalua sapo kaloi kontrollin e dokumenteve. Pas arrestimit u transferua në burgun e Riminit, në pritje të një seance në Gjykatën e Apelit të Bolonjës, ku do të shqyrtohet ekstradimi i tij drejt Greqisë.









