• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në kohë pandemie, Gjirokastra ‘debaton’ për Borën dhe Xhinën. Pamjet nga kamerat e hotelit ‘trazojnë’ qytetin, por misteri mbetet (VIDEO)

03/12/2020
Në kohë pandemie, Gjirokastra ‘debaton’ për Borën dhe Xhinën. Pamjet nga kamerat e hotelit ‘trazojnë’ qytetin, por misteri mbetet (VIDEO)

Disa pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Pazar, që tregojnë një punëtor të Agjencisë së Shërbimeve Publike që vjen vërdallë koshit të plehrave, në Gjirokastër kanë hapur një debat për trajtimin e kafshëve endacake. Në rrjetet sociale janë hedhur pretendime se janë punëtorët e bashkisë që i helmojnë qëllimisht. Bashkia Gjirokastër reagoi sot në mëngjes duke thënë se kjo është e pavërtetë.

“NUK ËSHTË E VËRTETË që ne vrasim kafshët! PAMJET NUK TREGOJNË ASGJË! NE KEMI PËRKUSHTIM për mbrojtjen e kafshëve,  respektojmë dhe mbështesim projektet dhe konventat europiane për mbrojtjen e tyre. KUSHDO QË KONSTATON abuzim me kafshët t’i denoncojë në Polici e Prokurori. Pamjet e publikuara në mos janë dashakeqësi për të dëmtuar Gjirokastrën, janë të nxituara dhe që sërish bëjnë dëm në perspektivën tonë zhvillimore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Gjirokastër.

Top Channel i dedikoi një kronikë rreth 2 minuta kësaj çështje. Gazetarja bisedoi me tre të rinj që flisnin për mosgjetjen e kafshëve. Me të dëgjuar, por pa dhënë më tepër fakte, ata shprehen se qentë dhe macet po i vret qëllimisht bashkia. Natyrisht që nëse ky akt provohet është plotësisht i qortueshëm dhe duhet adresuar te institucionet përkatëse, por interesante është edhe ana tjetër e këtij debati. Që zhvillohet pikërisht në një kohë pandemie kur humbasim përditë jetë njerëzish në spitalet Covid. Për disa ky debat është emancipim e sensibilitet për t’u patur zili, për një pjesë konsiderohet luks duke patur parasysh kohën e mallkuar që jetojmë. Edhe pse për hir të së vërtetës kafshët meritojnë të mbrohen dhe trajtohen në mënyrën e duhur. Kurrsesi s’mund të tolerohet dhuna ndaj kafshëve. Nëse vërtetohet se kush ka gisht në helmimin e kafshëve, sigurisht që duhet të mbajë përgjegjësi. Më poshtë kronika e TCH dhe video e publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se janë helmuar qentë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

“Respekt për Egnatian”, trajneri i Partizanit: Ndeshjet i marrim me radhë, objektivat dihen

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al