Andrijan Rumani nga fshati Vrinë i Konispolit nuk po gjen drejtësi për pronën e tij.
Fqinji ndërtuar një subjekt 72 cm brenda sipërfaqes së pronës së Rumanit duke ju ngjitur këtij të fundit në themelet e shtëpisë.
“Ka shkelur çdo rregull urbanistik duke mos resopektuar hapsirat, duke lënë dritare në oborrin e shtëpisë, ballkonin hapur. Nga të gjitha anët jam i dhunuar,” tha ai.
Për këtë konflikt ne vitin 2018 Gjykata e Shkallës së parë Sarandë dhe më pas Gjykata e Apelit Gjirokastër kanë vendosur që fqinji i Andrijan Rumanit të prish subjektin e ndërtuar në pronës e këtij të fundit.
“Duken problemet e vazhdueshme, jo pandemia, njëra tjetra. Ka vazhduar zvarritja dhe prej nëj viti nga janar 2022 ka filluar ekzekutimi. Ka ardhur policia 10 herë në vend dhe nuk ka vepruar për të siguruar ekzekutimin,” tha ai.
Rumani i kërkon institucioneve shtetërore të ndërhyjnë për ti rikthyer pronën pasi në këto kushte ku vendimi i gjykatës nuk po ekzekutohet ai e ka të pamundur të bëj investime në banesën e tij./ Ora News