Nga Mirela Kumbaro
Fushata për garën finale të 25 prillit që përmes votës demokratike, do t’i hapë Partisë Socialiste🌹 rrugën për një mandat të tretë, ka filluar.
💥Në këtë proces, kam nderin e madh të kryesoj listën e kandidatëve për Qarkun e Gjirokastrës.
💥Që ky është një privilegj i jashtëzakonshëm, kjo s’ka dyshim.
💥Që Qarku i Gjirokastrës është një bekim për këdo që banon aty;
për këdo që punon aty;
për këdo që ka fatin të jetë ushqyer me traditat, kulturën e historinë e tij, edhe këtë zor se e kundërshton kush.
💥Unë ndjehem me shumë fat, po shumë ama,
✅që jam 100% me gjak nga viset e këtij Qarku;
✅që prej vitesh tashmë kaloj më shumë kohë në këtë qark se sa në vendlindjen time;,
✅dhe që punoj prej 4 vjetësh në Qarkun e Gjirokastrës si përfaqsuese e komunitetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱
💥Qysh dje kam barrën të përfaqsoj sërish Partinë Socialiste në këtë Qark në zgjedhjet e 25 Prillit duke kryesuar listën e kandidatëve
📌 E marr padyshim këtë pozicion si një besim të madh të Partisë Socialiste te unë, çka nuk ma lehtëson por ma rëndon edhe më shumë përgjegjësinë❗️
📌Por mbi të gjitha e konsideroj këtë besim në rritje, si një meritë që i takon krejtësisht komunitetit të 7 bashkive të Qarkut ndaj të cilave ndjej një detyrim e mirënjohje pa kufi🙏🏻
👉🏻Që nga populli i Dropullit prej ku kam nisur punën time politike dhe elektorale në fillim të vitit 2017,
👉🏻banorët e Gjirokastrës së sime mëje, me të cilët kam punuar ngushtësist për rilindjen e Qendrës historike që në vitin 2015 e më pas për aq shumë projekte që sot na bëjnë krenarë,
👉🏻duke vijuar me libohovitët e mi të dashur, pjesë e jetës timë që kur kam ardhur në këtë botë e me të cilët kemi bërë për Libohovën ne pak vjet aq sa s’ishte bërë në 25 vjet,
👉🏻gjithë përmetarët e fshatit dhe të qytetit që më mësuan se ekziston një krahinë në Shqipëri që është e rrallë dhe që i sjell fat kujtdo që e zbulon siç e zbulova unë,
👉🏻Këlcyra si një oaz i pashmangshëm në mes të Luginës së Vjosës ku sa më shumë e shkel aq më shumë ia kupton vlerat,
👉🏻Tepelena që më bën çdo herë të provoj adrenalinën njerëzore dhe energjinë e pashterrshme për zhvillim,
👉🏻dhe deri në Memaliaj me pasuri të tokë e të nëntokës dhe përvojat njerëzore sfiduese që të mirëpret në hyrje të Qarkut e që është ende një projekt në ndërtim.
✅Janë të gjithë këta njerëz që më kanë bërë të ndjehem fuqishëm pjesë e tyre, që më kanë dhënë mundësinë të ndërtoj me ta dorë për dorë, dhe që në këtë rrugëtim të ri që po përgatisim të mundem t’ua kthej mirënjohjen me përkushtimin njerëzor dhe fuqinë e forcës politike dhe zhvilluese që vetëm Partia Socialiste🌹 e ka.
💥💥💥Dhe ky do të jetë mandati i tretë, për të cilin do të punoj si pjesë e një ekipi të shkëlqyer prej 6 kandidatësh🤝 në drejtimin e kapitenit tonë të skuadrës Bledi Cuci, siç kemi punuar bashkë e me ballin lart në keta 4 vjet
🇦🇱🇦🇱sepse #ShqipëriaËshtëEArdhmjaJonë.