• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në kulmin e përplasjeve me Athinën, Rama bën lëvizjen tjetër: Nisen nga Shqipëria forca zjarrfikëse për të shuar zjarrin në Greqi

23/08/2023
Në kulmin e përplasjeve me Athinën, Rama bën lëvizjen tjetër: Nisen nga Shqipëria forca zjarrfikëse për të shuar zjarrin në Greqi

Greqia po përballet me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve të shumtë. Pavarësisht përpjekjeve dhe mobilizimit kombëtar me forcat zjarrfikëse, duket se kjo gjendje nuk mund të kapërcehet vetëm. Argjirolajm.net mëson se kryeministri Edi Rama ka bërë një lëvizje të fundit, duke vendosur të dërgojë një skuadër me zjarrfikës nga Shqipëria për të marrë pjesë në operacionet e shuarjes së zjarrit në zonën pranë Selanikut.

Ndihma e Shqipërisë vjen në një moment kur tensionet mes Athinës dhe Tiranës janë rritur për shkak të burgosjes së Fredi Belerit. E megjithatë me këtë gjest të fundit, Rama kërkon të dëshmojë që Shqipëria është e vendosur të shkojë përpara dhe në këtë situatë të vështirë t’i gjendet pranë fqinjit të saj jugor. Skuadrat tona zjarrfikëse që do të shkojnë në Greqi janë pothuajse nga të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Ato do të dalin përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Përgjatë së mërkurës pritet të ketë edhe një komunikim zyrtar për këtë akt të Shqipërisë. Mbetet për t’u parë se si do të pritet prej Greqisë ndihma modeste e Tiranës zyrtare. Kujtojmë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk i dërgoi një ftesë homolut të tij Edi Rama për darkën informale me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shkak sipas qeverisë greke ishte qëndrimi i Tiranës për burgosjen e Fredi Belerit, edhe pse kjo është një cështje që i takon sistemit të drejtësisë dhe s’ka të bëjë me ekzekutivin. Fredi Beleri ndodhet në burg prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash. ©argjiroja.net

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al