Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë mëngjes në qytetin e Vlorës, në afërsi të portit. Mësohet se një gombol gazi ka shpërthyer në kuzhinën e një banese duke lënë të lënduar një grua të moshuar, e cila është transportuar për në spital në gjendje të rëndë. Nga shpërthimi ka pasur edhe dëme të shumta materiale, ku muret e shtëpisë janë çarë si dhe janë dëmtuar orenditë shtëpiake.








