• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në Serbi janë ngritur fëmijët e atyre që rrëzuan regjimin e Millosheviçit

01/02/2025
Në Serbi janë ngritur fëmijët e atyre që rrëzuan regjimin e Millosheviçit

Nga Snezana Congradin- Danas*

Fëmijët e lindur para dhe pas 5 tetorit 2000, kulmit më të ndritur të historisë së re serbe, kur prindërit e tyre arritën, më në fund, të rrëzonin regjimin kriminalo-luftarak të Slobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit – pjesë e të cilit ishin Aleksandar Vuçiç, Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin – sot ndodhen në një situatë të pabesueshme dhe krejtësisht të papritur.

Ata po rrëzojnë të njëjtin regjim.

Këtë regjim të bazuar mbi urrejtjen e ngritur në baza fetare, kombëtare, apo të çdo lloj formë tjetër të ndryshueshmërie varësisht nga përkufizimet mbizotëruese këtu tek ne.

Mosbindja civile rrëzon nga froni kryeministrin serb Vuçeviç

Këtë regjim që kërcënon me luftë, armatoset, shpenzon paratë e popullit për të blerë avionë luftarakë, pajisje të vjetra ushtarake ruse…

Këtë regjim të provuar si gjakatar dhe thellësisht të korruptuar përgjatë tri dekadash.

Udhheqësia e sotme serbe e mësuar sipas të njëjtës skemë të huazuar nga vitet ‘90, kur qytetarët e saj i dërgonte në front për të vdekur ose për të marrë pjesë në krime lufte, për hir të mbijetesës dhe pasurimit të një grushti kriminelësh në pushtet, ka bërë një “copy-paste” të thjeshtë edhe 30 vjet më vonë, duke besuar në mënyrë idiote dhe të çmendur se e njëjta formulë do të funksiononte edhe tek qytetarët e rinj në Serbi.

Por ndërsa Aleksandar Vuçiçi vazhdonte vetë të vidhte pa pushim duke i kënduar popullit të njëjtin refren se, “ustashët” kroatë, “shqiptarët” dhe “balilët” boshnjakë, po përpiqen të zhdukin Serbinë, i gjithë kombi doli në rrugë i udhëhequr nga rinia – prej atyre që lindën diku afër para dhe pas 5 tetorit. Atij nuk po i funksiononte më as forca, as arroganca dhe as frikësimi.

Ky moment historik ka një simbolikë të vetën që të bën ti admirosh ata të rinj që sot po bëjnë revolucionin edhe në emrin tonë.

Në të njëjtën mënyrë, brezi ynë humbi muaj të tërë në fakultete, në punëra, në jetën e përditshme, duke rrezikuar madje edhe ekzistencën për të dalë në rrugë dhe për të luftuar kundër regjimit kriminal të Slobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit, në vitet ‘90.

Por pavarësisht nga kjo, ne nuk qemë në gjendje tu linim si trashëgim fëmijëve asgjë më të mirë se Aleksandar Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin – pasardhësit e dy kriminelëve tanë – të cilët tani ata duhet t’i rrëzojnë për të siguruar të ardhmen në këtë vend. Për të qëndruar këtu, për të mos ikur prej nesh.

Ata duhet ta bëjnë këtë që të udhëtojnë për kënaqësi dhe për të mësuar, jo për të mbijetuar dhe as me ankthin se mund të mos kthehen kurrë më.

A ka gjë më të bukur sesa të jetosh në vendin tënd? Të udhëtosh sepse do dhe të pëlqen, jo sepse nuk ke çfarë të hash dhe si të mbijetosh? Çfarë mund të jetë më qetësuese sesa të dish që familja jote është mirë – nëna, babai, gjyshërit, miqtë – dhe të mos ndihesh në faj që ia dole të shpëtosh nga një jetë e dënuar me dështim, vetëm sepse ke lindur në Serbi?

Në tre muajt e fundit, është bërë mëse e qartë sesa budalla, i paaftë, i korruptuar dhe i pandjeshëm është ky regjim. Por a nuk ishte kjo e pritshme nga pasardhësit dhe frymëzuesit e krimeve të luftës dhe të vjedhësve të pamëshirshëm të popullit të vet që u ngrit mbi varfërinë dhe vdekjen gjatë luftërave?

E papritura ishte se, pavarësisht gjithçkaje, ne si qytetarë të këtij vendi ia dolëm t’u hapim hapësirë fëmijëve tanë që të mos e pranojnë më një fat të tillë.

A e pyet veten Vuçiçi se përse ka shpërthyer zemërimi i të rinjve teksa dëgjonin propagandën se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake në rajon dhe se mund të zhdukë përsëri, si në vitet ‘90, çdo gjë që nuk është “serbe”?

Këta të rinj nuk kanë frikë nga kroatët, shqiptarët apo boshnjakët. Ata i shohin thjesht si anëtarë të kombeve të tjera, që jetojnë në vende të tjera, dhe nuk ndiejnë asnjë superioritet ndaj tyre, ndryshe nga shumica e qytetarëve serbë gjatë viteve ‘90, kur u shpëlahej truri me propagandën brutale të mediave për të kryer gjithçka në shërbim të një regjimi kriminal.

Vuçiçi ka mbetur prapa në kohë.

Duke marrë parasysh se “koha” i tij filloi atëhere kur u bë vegël e kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, është e kuptueshme përse studentët, që sot e sfidojnë për ta rrëzuar nga pushteti, e shohin atë si një fosil të së shkuarës.

Në fund të fundit, çdo nacionalist që mendon, ose e ka si axhendë politike, superioritetin e kombit të tij ndaj të tjerëve, është një idiot i plotë. Dhe si i tillë do të rrëzohet.

*Aurorja është një editorialiste e gazetës opozitare serbe Danas

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë

“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al