Ka shkuar në 14 numri i skeleteve të gjetura gjatë gërmimeve në Dragot të Tepelenës. 11 prej tyre janë identifikuar si ushtarë grekë, ndërkohë që emërtimi Greco ka qenë tek të gjithë skeletet e gjetura. Mendohet se është vendosur nga italianët që kanë bërë dhe groposjen e trupave si një shenjë identifikimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mësohet se në ditën e parë të gërmimeve janë gjetur 5 skelete. Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke. Nisja e gërmimeve për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë ka sjellë reagime të shumta, kryesisht nga partia PDIU.