Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, kanë përfshirë masivisht qytetarë në të gjithë territorin e vendit. Një nga qytetet e pakta që vijon të jetë indiferent dhe ku mungon sensibilizimi qytetar për një ngjarje kaq të rëndë është qyteti i Vlorës.
Një tubim i pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar ku vetëm 4 qytetarë janë mbledhur në protestën e mbajtur përpara komisariatit të policisë. Protestuesit shprehen të zhgënjyer nga bashkëqytetarët të cilët zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk marrin pjesë në një kauz kaq të madhe që prek sigurinë e gjithësecilit.
“Është për të ardhur keq që qyteti jonë hesht për një kauz kaq të madhe”, thotë njëri prej tyre.
“Do ta ushtrojmë të drejtën e protestës edhe nëse askush nuk na bashkohet. Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia, duam largimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, ai është përgjegjës për dhunën policore”, -thonë protestuesit per Fax Tv.