Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh se sot bënë një ndeshje të mirë por futbolli kështu e ka. Ndër të tjera ai premtoi se golat do të vijnë në Europian.
“Lojën e parë me Kilin e dinim që është një kundërshtar dhe pësuam dy gola që si meritonim. Sot kemi bëtrë një ndeshje shumë të mirë sot ka qenë një ndeshje e nivelit të lartë pësuam nga një kros, kështu e ka futbpolli dhe në Europian do të japim golat. Mund të luaj të dy rolat aty ka nevojë trajneri, më pëlqen të luaj më shumë si mesfushor ofensiv por ska problem për mua, jam aty ku ka nevojë Silvinjo. Besoj kemi kohë për Eurpianin dhe duhet të japim maksimumin këto 3 muaj dhe besoj do të jemi të gjithë gati”, tha ai për Super Sport.