• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Negociatat/ Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE, s’ka vendim për Shqipërinë

15/10/2019
Negociatat/ Përfundon takimi i ministrave të Jashtëm të BE, s’ka vendim për Shqipërinë

Ka përfunduar pa asnjë vendim takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe për Maqedoninë së Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga Alexander Schallenberg, ministri i Jashtëm austriak, i cili ka pohuar për televizionin “A2” se çështja e negociatave të dy vendeve kandiadate nga Ballkani Perëndimor, “do të diskutohet në mbledhjen e krerëve të shteteve në Bruksel dhe më pas në Këshill”.

Ndërkohë, në një pronocim të mëhershëm, ministri për Çështjet Europiane të Italisë, Vincenzo Amendola, konfirmoi se shtetet anëtare të Unionit kanë qendrime të ndryshme për mundësinë e mëvetësimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për të marrë një vendim bazuar në ecurinë e secilës veçan. “Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë.”- është shprehur Amendola.

Propozimi për veçimin e dy vendeve u prezantuar ditën e sotme nga presidenca finlandeze e BE-së, teksa na ndajnë vetëm 72 orë nga verdikti i Këshillit Evropian. Në këtë mënyrë, presidencës finlandeze do t’i duhet që së shpejti të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkohë Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të nisin bisedimet.

Sakaq, pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj as për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin zyrtar. Ndërsa, ka pasur vende që kanë tërhequr vërejtjen se avancimi i procesit të zgjerimit të BE-së është i nevojshëm pasi lidhet me stabilitetin politik dhe zhvillimin e demokracisë në rajon. “BE-ja ka përgjegjësi për paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të thotë se duhet të mbajmë premtimet tona”, ka thënë ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se sikurse u pa nga vendimi i Bundestagut, pritet marrja e një vendimi për nisjen e bisedimeve me të dyja vendet kandidate.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025
Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al