• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

14/06/2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

Një shtetas amerikan 46-vjeçar, i identifikuar si Rexal Ford, është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se është përgjegjës për vdekjen tragjike të një vajze rreth 6 muajshe, e gjetur pa shenja jete në parkun Villa Doria Pamphilj në Romë, vetëm pak metra larg trupit të pajetë të nënës së saj, për shkaqe ende të paqarta.

Ford, i cili rezulton me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara, u lokalizua në ishullin Skiathos të Greqisë.

Ai u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Sipas prokurorisë italiane, ekstradimi i tij në Itali mund të ndodhë pas 20 deri në 25 ditë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, nëse këto të fundit do të bëjnë kërkesë zyrtare.

Hetimet në Romë dhe pista e një vrasjeje të dyfishtë

Prokurori i Romës, Francesco Lo Voi, tha se ndaj 46-vjeçarit ekzistojnë “indikacione të forta” për përfshirjen e tij në vdekjen e vajzës së vogël, e cila sipas ekspertizës paraprake, mund të ketë ndërruar jetë një ditë para se të zbulohej trupi i saj.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet gjithashtu edhe për fshehjen e kufomës së nënës së saj, e cila u gjet nudo, e futur në një thes, nën një shkurre në park.

Identiteti i saj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse dyshohet të jetë gjithashtu shtetase amerikane.

Sipas hetuesve, ekziston një “dyshim i arsyeshëm” që bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.

Rexal Ford kishte deklaruar më herët gjatë një kontrolli nga autoritetet se ishte babai i vajzës, por ende nuk ka prova shkencore që të konfirmojnë lidhjen biologjike.

Ford kishte udhëtuar më 11 qershor nga aeroporti i Fiumicinos drejt Greqisë me një fluturim të linjës “Ryanair”. Autoritetet greke u aktivizuan menjëherë për kapjen e tij pas kërkesës italiane, ndërsa sinjalet e telefonit të tij celular bënë të mundur gjurmimin në ishullin Skiathos. Sipas Prokurorit Lo Voi, arrestimi ndodhi “në kohë”, duke shmangur një arratisje të mëtejshme të mundshme.

Një ndihmesë të rëndësishme për hetuesit e Policisë së Romës e dha një qytetar që kontaktoi emisionin investigativ italian “Chi l’ha visto?”, pas publikimit të imazheve të tatuazheve të viktimës.

Sipas dëshmitarit, ai kishte parë çiftin teksa debatonin ashpër në një nga sheshet e qendrës historike të Romës disa ditë para zbulimit të trupave. Konflikti kishte qenë aq i dhunshëm, sa kërkoi ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat më pas identifikuan Fordin.

Gjithashtu, “Chi l’ha visto?” publikoi një foto të datës 5 qershor, ku Ford shfaqej me vajzën në krahë, e veshur me një fustan të vogël rozë, ndërsa rreth tyre ndodheshin oficerë policie, të thirrur pasi foshnja po qante. Në atë moment, ai kishte deklaruar se ishte babai i vajzës.

Hetimet po përqendrohen edhe në ndjekjen e lëvizjeve të Ford, gruas dhe foshnjës gjatë qëndrimit të tyre në Itali. Sipas të dhënave, ata ndodheshin në Itali që prej muajit prill.

Nuk ka gjurmë të tyre në regjistrat zyrtarë të akomodimeve, por mësohet se kanë përfituar nga ndihmat e organizatës “Caritas”, ku emri i Ford rezulton i regjistruar në mensë. Ai ishte identifikuar më parë nga autoritetet gjatë incidentit të konfliktit me gruan.

Tre personat ishin parë shpesh në zonën e parkut Villa Pamphilj, por edhe në lagje të tjera të Romës. Gjatë javës para ngjarjes tragjike, kishin frekuentuar tregun e San Silverio, pranë Shën Pjetrit, ku hanin dhe përdornin tualetet publike për t’u larë.

Janë marrë disa dëshmi nga tregtarë dhe persona që jetojnë në rrugë, të cilët e përshkruajnë Ford si një “njeri të dhunshëm”.

Autoritetet italiane po vlerësojnë edhe mundësinë e një misioni hetimor në Greqi për të marrë në pyetje të dyshuarin për zbardhjen plotësisht të ngjarjes, duke nisur nga identiteti i saktë i viktimës dhe shkaqet e vdekjes, deri te motivi i mundshëm i një vrasjeje të dyfishtë.

Related Posts

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Kryesore

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!

14/07/2025
Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë
Kryesore

Me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, ndalohet një person në Kakavijë

14/07/2025
Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Planet

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14/07/2025
Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo
Kryesore

Tentoi të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare në park, gjykata greke çon shqiptarin në Korydallo

14/07/2025
Trump i dha 50 ditë afat për të firmosur marrëveshjen e paqes, reagon Moska: Shumë gjëra mund të…
Planet

Trump i dha 50 ditë afat për të firmosur marrëveshjen e paqes, reagon Moska: Shumë gjëra mund të…

14/07/2025
Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine
Kryesore

Si po zëvendësohen shqiptarët/ 20% e punonjësve janë të huaj, nga India deri në Filipine

14/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Martini me tre të dëmtuar, rrezikojnë edhe sfidën e kthimit të Vllaznisë

15/07/2025
Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

14/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al