Banorët e Memaliajt përballen prej një jave me mungesën e ujit të pijshëm, që e ka rënduar situatën e të nxehtit në këto ditë me temperatura të larta. të revoltuar, ata bllokuan hyrjen e institucionit të Bashkisë, duke kërkuar zgjidhjen e situatës.
Qyteti: Kemi probleme me ujin. Blemë ujë me lekë.
-Qyteti i Memaliajt nuk ka ujë. Është hedhur 1 miliardë lekë për Memaliajn dhe e marrin të fortët në Tepelenë.
Nënkryetari i bashkisë së Memaliajt, Fetah Hoxha thotë se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar dhe nga ndërhyrjet e paligjshme që krijojnë humbje në rrjet.
Hoxha: Isha vetë pjesëtarë i kësaj proteste që banorët u mblodhën përpara Bashkisë. Kjo është situatë emergjente sepse flitet për ujin që është jetike për jetën e banorëve. Një problem kryesor me sa duket është një investim i para disa viteve, i cili nuk rezulton i saktë për të marrë sasinë e ujit sepse mungon rrjeti i brendshëm.
Problemet me ujin e pijshëm vijnë ndërkohë që pak vjet më parë, në Ujësjellësin e Memaliajt janë investuar rreth 1 milion euro.









