• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nepotizmi në Bashkinë Gjirokastër, Golemi ‘nxjerr të palarat’ e Zamira Ramit: Ndërmarrja Komunale kishte PR të vetin. Burrat që mund të marrin leje lindje s’i shmangen dot përgjegjësive

30/08/2019
Nepotizmi në Bashkinë Gjirokastër, Golemi ‘nxjerr të palarat’ e Zamira Ramit: Ndërmarrja Komunale kishte PR të vetin. Burrat që mund të marrin leje lindje s’i shmangen dot përgjegjësive

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër, kryetari Flamur Golemi foli ndër të tjera edhe për nivelin e lartë të nepotizmit që ai ka gjetur në bashki. Vec kryetarit të LSI-së në Përmet, i cili ishte punësuar si nëndrejtor i Komunales Gjirokastër, Golemi tregoi edhe raste të tjerë.  

“Po specialist të marrëdhënieve me publikin në po të njëtën agjenci kishit dëgjuar më parë? Pra, PR i ndërmarrjes komunale. Kulmi! Ka plot raste të tilla, njerëz të regjistruar nga partia që merrnin rrogën kot pa shkuar asnjë ditë në punë. Njerëz që nuk e kanë parë punën me sy, por i ka parë vetëm bankomati i bankës sa për të marrë rrogën”, tha Golemi.

Në vijim të kësaj ai foli edhe për nëpunës që fshihen pas raporteve mjekësore, por nuk përmendi emra.

“Parazitizmi dhe nepotizmi do të marrë fund në Bashkinë Gjirokastër. Edhe ata që vazhdojnë fshihen pas raporteve mjekësore, shpesh dhe fiktive, nuk shpëtojnë dot nga ballafaqimi me të vërtetën dhe taksat e gjirokastritëve.  Sado raporte mjekësore të marrin nuk ia hedhin dot. Edhe leje lindje të marrin, pavarësisht se janë burra, sërish nuk i shmangen dot përgjegjësive”, tha Golemi.

 Ndonëse kryebashkiaku përmendi disa raste, sipas tij të abuzimit me taksat e qytetarëve përmes të punësuarve pa kriter, e udhës do të ishte që këto të mos mbeteshin thjesht retorikë. Nëse ai është bindur se është shkelur ligji, ka detyrimin të shkojë në Prokurori.

Në këtë mënyrë mund të bëhen më shumë të besueshme ato që thotë Golemi. Po kështu mbetet për t’u parë se sa larg nepotizmit do të qëndrojë vetë Flamur Golemi në një qytet të vogël, ku njerëzit kanë lidhje të afërta me njëri-tjetrin.

©argjiroja.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al