A do të hapen negociatat në tetor? Është tema që po diskutohet në emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, ku ndër të ftuarit është dhe ish diplomati, historiani dhe ish deputeti i së djathtës në disa legjislatura, Neritan Ceka. Me vlerësimin e tij Ceka ka befasuar kur është shprehur kundër hapjes së negociatave, madje duke e quajtur këtë akt “turp”.
“Ditën që do të futemi në Europë, që do të hapen negociatat, mua do të më vij turp. Me këta do të shkojmë në Europë?! Ky vend me këtë Kushtetutë, me këtë sistem zgjedhor meriton negociatat? Duhet të pastrohet njëherë, të heqë pisllëqet”, ka deklaruar Ceka.