Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë do të festojnë nesër Bajramin e Madh.
Në Gjirokastër falja e namazit do të behet në orën 07:30 minuta në ambientet e Pallatit të Sportit. Njoftimin e ka dhënë myftiu Armand Islami.
Kjo është hera e parë që besimtarët myslimanë të Gjirokastrës falin namazin në Pallatin e Sportit.
Herë të tjera falja është bërë në Xhaminë e Pazarit, por për shkak se ajo është në rikonstruksion e sipër, ka qenë e pamundur të presë besimtarët.
©argjiroja.net