Nesër në orën 19:00, në “Niko Dovana” luhet një sfidë interesante, Teuta-Luftëtari. Me durrsakët që duken në rrugë të mbarë dhe bluzinjtë që ende nuk e kanë provuar pikën e parë pas dy javëve kampionat.
Trajneri Blendi Shkëmbi përveç Beqjes e Çyrbjes, nesër me shumë gjasa nuk do të ketë një nga më të mirët, Sherif Kallakun e dëmtuar, që mund ta zëvendësojë Roni Gashi. Gjithsesi, këtë Shkëmbi do ta vendosë pak orë para sfidës me bluzinjtë.
Nga ana tjetër, Klodian Duro, duke parë edhe prurjet e shumta të ditëve të fundit ka përzgjedhur më të mirët, ndërsa pritet që të ketë lëvizje në fushë. Rikthime dhe ulje në stol, ndërsa ndryshimet përfshijnë, mbrojtjen, mesfushën e sulmin e Luftëtarit…!
Formacioni i mundshëm i Teutës: Frashëri, Kuro, Arapi, R. Hoxha, Todorovski, Em. Vila, Aleksi, Avdyli, R. Gashi, Vecaj, Nikaç. Trajner: B. Shkëmbi.
Formacioni i mundshëm i Luftëtarit: Paiteris, Rapo, Isufi, Kukaj, Açka, Hyseni, G. Lika, Oshafi, Renja, Ahmetaj, Fili. Trajner: K. Duro