• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Neymar pranoi luftën e shëndetit mendor, Silva e mbështet publikisht

13/10/2021
Neymar pranoi luftën e shëndetit mendor, Silva e mbështet publikisht

Thiago Silva i ka ofruar mbështetjen e tij emocionale Neymar, mikut të ngushtë dhe shokut të kombëtares braziliane, i cili në fillim të kësaj jave pranoi se nuk e di nëse ka “forcën e mendjes për t’u marrë me futbollin” shumë më gjatë.
Silva ka luajtur së bashku me Neymar për Selecao prej një dekade, gjithashtu ka konkurruar përkrah sulmuesit te PSG. Si një qendërmbrojtës me famë botërore, Silva tha se mund t’i kuptojë ndjenjat që Neymar i shprehu së fundi, por pranoi se ishte e dhimbshme të etiketohej publikisht “një qaraman, i dobët, shumë i dobët mendërisht”.
Pra, mbrojtësi është i vendosur t’i sigurojë mbështetje publike bashkatdhetarit të tij me shpresën për ta ndihmuar të rifitojë dashurinë për futbollin: “Këtu në ekipin kombëtar kam kaluar disa momente, që janë shumë të ngjashme (me ato që po kalon Neymar), veçanërisht pas Kupës së Botës 2014.
Më quanin qaraman, shumë të dobët mendërisht. Këto janë gjëra që ju lëndojnë, sepse e dini që nuk jeni ashtu siç etiketoheni. Shpresoj se ai nuk do ta humbasë gëzimin e tij, do të vazhdojë të jetë i lumtur, ashtu siç është gjithmonë.
Neymar është një njeri shumë i veçantë dhe, kur ka lumturi brenda vetes, bën atë që do, ia del ndaj gjithçkaje”. Në një reagim në Instagram, Silva shtoi: “Nëse keni nevojë për dikë të fortë, që të jetë pranë jush, dijeni se unë do të jem gjithmonë aty. Familja Silva ju do”.
Po cilat ishin deklaratat e pensionimit të Neymar? “Mendoj se do të jetë Kupa ime e fundit Botërore (më 2022), – tha ylli i PSG për DAZN. – E shoh atë si të fundit, sepse nuk e di nëse kam forcën e mendjes për t’u marrë më me futbollin”.

Related Posts

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas
Sport

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

12/05/2026
Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!
Sport

Simeone pasi Barça fitoi titullin: O zot, ne i mundëm dy herë!!

11/05/2026
Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion
Sport

Mbyllet sezoni i rregullt i kampionatit të futbollit të vajzave. 4 skuadra në garë për titullin kampion

11/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico
Sport

Tare drejt largimit nga Milani? Fituesi i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert drejtuesit shqiptar

11/05/2026
Pikantet e Partizani-Dinamo/ 3 arbitre për derbin, mungojnë ultrasit, por jo turistët

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë po ndodh me Britney Spears? Këngëtarja fshin papritur llogarinë e saj në Instagram

Pas problemeve me ligjin, Britney Spears flet për një fazë të re në jetën e saj: Po ndryshoj

12/05/2026
VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

VIDEO/ Napoli bie keq në shtëpi, pëson disfatë ndaj Bolognas

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al