• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Bayern te Barça, Fisnik Asllani “tërbon” Evropën

20/11/2025
Nga Bayern te Barça, Fisnik Asllani “tërbon” Evropën

Nga Bayern Munich te Barcelona, dy “bigët” e futbollit Evropian janë vënë në lëvizje për të gjetur një qendërsulmues të ri, në një kohë që si Bayern ashtu edhe Barça udhëhiqen nga dy sulmues si Harry Kane dhe Lewandowski, të dy në moshë të madhe. Dy “bigët” e Evropës i bashkon një objektiv i përbashkët, ylli i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.

Pak kohë më parë, “Sky Sport” bëri me dije se Bayern Munich po ndjek nga pranë zhvillimin e “bomberit” të Hoffenheim, një sulmues i ri, 23-vjeç dhe shumë i talentuar. Asllani po dhuron paraqitje fantastike këtë sezon, si me Hoffenheim, ku në 10 ndeshje ka shënuar 5 gola, ashtu edhe me Kosovën duke shënuar gola me peshë.

Pas Bayern, në skenë doli edhe Barcelona, ku sipas mediave spanjolle, përfaqësues të klubit blaugrana ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Voktrri” për të ndjekur live objektivin e tyre të ri në ndeshjen kundër Zvicrës. Për fakt të keq, në këtë takim, Asllani nuk arriti të linte gjurmë. Verën e ardhshme, e sigurt është që për Fisnik Asllanin do të flitet shumë, jo vetëm për faktin që për të kanë shfaqur interes ekipe si Bayern Munich dhe Barcelona, por situata mund të përmbyset totalisht nëse Kosova arrin të shkojë në Botëror.

(BalkanWeb)


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Inter përmbys Bolognan, zikaltërit dhurojnë spektakël në kampionat
Sport

Inter përmbys Bolognan, zikaltërit dhurojnë spektakël në kampionat

17/10/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”
Sport

VIDEO/ Manaj shënon në Turqi, sulmuesi kuqezi feston me Sivasspor

17/10/2026
Chelsea thyen Everton, Blutë e Londrës i falen dopietës
Sport

Chelsea thyen Everton, Blutë e Londrës i falen dopietës

17/10/2026
Partizani, flet trajneri i ri: Jam gati, bashkë ia dalim në këtë sfidë
Sport

Partizani, flet trajneri i ri: Jam gati, bashkë ia dalim në këtë sfidë

17/10/2026
Kombëtarja U-15 për vajza, trajnerja Rabije Tota publikon listën për turneun zhvillimor të UEFA-s – Balkanweb.com – News24
Sport

Kombëtarja U-15 për vajza, trajnerja Rabije Tota publikon listën për turneun zhvillimor të UEFA-s – Balkanweb.com – News24

17/10/2026
Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24
Sport

Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

17/10/2026
Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al