• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga depresioni në kampion bote, intervista e rrallë e Buffon: Ja deri kur do të luaj

03/03/2021
Nga depresioni në kampion bote, intervista e rrallë e Buffon: Ja deri kur do të luaj

Një kontratë që skadon në qershor dhe një rinovim që, tani për tani, nuk ka arritur. Gianluigi Buffon reflekton se cila do të jetë e ardhmja e tij, qoftë te Juventusi apo diku tjetër, ndoshta me një rol tjetër, veç portierit. “Mbrojtësi ekstrem” 43-vjeçar ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian”. Kufiri është vendosur, brenda të cilit karriera e tij do të përfundojë në fushë, pa përjashtuar një surprizë dhe një fund të parashikuar:
“Në kokën time ka vërtet një shenjë të ndalimit, një kufi maksimal, i cili është qershori 2023. Ky është maksimumi. Por, gjithashtu mund të ndalem për katër muaj. Dështimi për të rinovuar në fund të sezonit? Unë kam mësuar se asgjë është e sigurt në jetë”.
Bllokimi prej pandemisë ndikoi në jetën e të gjithëve, pozitivisht dhe negativisht. Në rastin e Buffon, ishte mundësia për të kaluar shumë kohë me të dashurit, duke pushuar nga ritmi frenetik i botës së futbollit: “Të them të drejtën, muaji i parë i mbylljes ishte i bukur për mua. Në fillim, pandemia më lejoi të kisha kohë t’i kushtohesha vetes. Është diçka që nuk më kishte ndodhur gjatë gjithë jetës sime. Unë munda të rrija me time grua dhe fëmijët tërë ditën. Munda të kënaqesha me hobet e mia, duke lexuar. Ishte një kohë e mrekullueshme, që kurrë nuk mendoja se do ta kisha. E shfrytëzova plotësisht, e doja atë. Pastaj, sigurisht, koha të bëhet më e rëndë. Ju mendoni gjithnjë e më shumë për atë që po kalojnë të tjerët”.
Në një moshë shumë të re, Buffon duhej të luftonte kundër depresionit, ndaj ka mësuar t’iu kushtojë vëmendje edhe gjërave më të vogla në jetë: “Unë mendoj se gjëja që të lejon të ndihesh mirë është lumturia ekzistenciale. Ndjenja brenda jush, se jeni një person i lumtur për atë që keni bërë, për atë që bëni, për atë që po bëheni… Kur lexoj një libër ose shikoj një film dhe marr diçka prej tij, ndihem më mirë. Nëse fitoj një kuptim të ri, atëherë ndihem mirë”.
43 vjeç dhe vijon të luajë futboll me Juventusin: “Njerëzit thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh njëkohësisht, nga një moment në tjetrin. Nuk e besoj. Ndjej atë që po ndiej dhe ndjenjat që ndiej brenda meje nuk më bëjnë të mendoj se do të ketë një kolaps. Unë jam gjithashtu një person që besoj fort te fati. Kur Juventusi më ofroi mundësinë të kthehesha, mendova: Madonna! Ti kurrë nuk e di, mbase ka një arsye, diçka pse duhet të kthehesh atje. Një histori e fundit e shkëlqyeshme për t’u shkruar. Kështu që unë duhet të jem i sinqertë, ka në këtë kthim edhe pak ego, të cilën e kemi të gjithë”.
Dikur shokë ekipi dhe në kombëtare, tani lojtar dhe trajner. Buffon dhe Pirlo kanë kaluar shumë gjëra së bashku: “Miqësia ime me Pirlon është shumë e largët. Në praktikë, ai, unë dhe Gattuso e njihnim njëri-tjetrin që nga viti 1993… Ne patëm fatin dhe aftësinë për të ndarë fitoren e një Kupe Bote, e cila me të vërtetë mendoj se vulosi marrëdhënien tonë, jo miqësinë tonë. Ju nuk e gjykoni një miqësi duke fituar Kupën e Botës, por ajo ka vulosur një lidhje. Na ka dhënë një mirëkuptim të përbashkët që nuk mund të prishet kurrë. Para lojtarëve të tjerë, ai është “Misteri”. Kjo është një çështje e roleve, një çështje e respektit, një çështje e inteligjencës. Për sa kohë që jemi këtu, ai ka një rol dhe unë kam një tjetër. Kur të largohemi nga ky vend ose të dalim së bashku, atëherë mund të jemi Gigi dhe Andrea”.
Në fund, vetëdija se gjithmonë duhet të japë më të mirën, larg disa gabimeve fiziologjike që përjetohen me maninë tipike të fituesve: “Kur gaboj në një lojë, sinqerisht ndihem shumë keq. Thjesht i mërzitur plotësisht. Jam mësuar të pres më të mirën nga vetja, kështu që nëse nuk mund t’i bëj gjërat në mënyrë të përsosur, e ndiej këtë siklet të madh”.
The post Nga depresioni në kampion bote, intervista e rrallë e Buffon: Ja deri kur do të luaj appeared first on lexo.

Related Posts

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham
Sport

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24
Sport

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24
Sport

I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah
Sport

VIDEO/ Muçi show, dhuron asist me telekomandë për Salah

31/08/2026
Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin
Sport

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal  fiton në Birmingham

Premier League/ Vendos një gol, Arsenal fiton në Birmingham

01/09/2026
I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit! – Balkanweb.com – News24

Pas goditjes ndaj arbitrit, Xhaferri: I kërkoj falje, beteja ime ndaj sistemit!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al