• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga dështimi disa herë i tenderit te afërsia me Korfuzin, pse aeroporti i jugut zhvendoset nga Saranda në Gjirokastër

08/01/2024
Nga dështimi disa herë i tenderit te afërsia me Korfuzin, pse aeroporti i jugut zhvendoset nga Saranda në Gjirokastër

Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi sot papritur tërheqjen e qeverisë nga projekti për ndërtimin e një aeroporti në Sarandë dhe zhvendosjen e kësaj vepre në Gjirokastër. Balluku e argumentoi këtë lëvizje me efikasitetin që sipas saj ka Gjirokastra krahasuar me Sarandën, pa dhënë më shumë detaje nëse ka pasur ndonjë studim fizibiliteti apo arsye të tjera që çuan në këtë vendimarrje. Kujtojmë që tenderat për ndërtimin e aeroportit të Sarandës u hapën gjatë vitit 2021 dhe dështuan disa herë. Pavarësisht se qeveria ndryshoi dy herë kriteret, nuk u paraqit asnjë operator i interesuar.

Ky investim do të duhej të kryhej nga kompania që do të shpallej fituese e koncensionit, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhej transferimi i veprës aeroportule pranë shtetit. Ky projekt është parë vazhdimisht me shqetësim nga fqinjët grekë, pasi shmangte një pjesë të fluksit që ka sot aeroporti i Korfuzit. Ndërkohë për aeroportin e Gjirokastrës shtroheshin vazhdimisht pretendimet që e kundërshtonin për shkak të terrenit, mjegullës së dendur dhe rrymave ajrore të papërshtatshme. Pavarësisht këtyre, sot kemi një zotim të ri që aeroporti do të ngrihet në Gjirokastër.

Aeroporti i Sarandës ishte konceptuar si një aeroport sezonal. Vlera e investimit parashikohej 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv ishte arritja e 1 milionë pasagjerë. Bazuar në dokumentet zyrtare, projekti i planifikuar (një lloj investimi Greenfield) do të zbatohej në zonën e fushës së Vurgut, gjashtë km larg Sarandës dhe në një lartësi prej 20 metrash mbi nivelin e detit.

Zhvendosja drejt Gjirokastrës është një lajm i mirë për qytetin që ka njohur një zhvillim të vrullshëm të turizmit vitet e fundit. Por përtej entuziazmit ka plot pikëpyetje që mbeten. Edhe Kukësi ka sot një aeroport sezonal, i cili në pjesën më të madhe të vitit qëndron i mbyllur.

Në muajin korrik 2023 kompania low cost, WizzAir njoftoi mbylljen e fluturimeve të saj nga ky aeroport. Pra, çështja nuk është vetëm sa të ndërtohet aeroporti i Gjirokastrës e të ngelet aty si aset i fjetur, por të jetë në funksion dhe të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të jugut të vendit. Ende nuk dihet nëse vepra do të jepet me koncension apo do të ndërtohet me para nga buxheti i shtetit. ©Argjiroja.net

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al