• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga gjobat te mbyllja e portaleve – Çfarë parashikon paketa “Anti-shpifje” e Ramës

17/12/2019
Bie serveri, shumë portale shqiptare jashtë funksionit

Mediat që publikojnë lajme të pavërteta do të dënohen me gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë. Qeveria ka përgatitur të ashtuquajturën paketa antishpifje, e cila ndryshon ligjin për mediat audiovizive në Shqipëri duke vendosur sanksione për lajmet e pavërteta dhe shpifjet.

Sipas draftit, ofruesit e shërbimit audoviziv, përfshirë portalet, duhet të njoftojnë dhe të paraqesin lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.

Po kështu këto media kanë detyrimin që të trajtojnë në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme çështjet e debatit publik si dhe të mos cenojnë dinjitetin apo të drejtat themelore të njeriut. Në rast të shkeljes së këtyre detyrimeve atëherë mediat apo portalet do të ndëshkohen automatikisht me gjobë, e cila varion nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë.

Veç këtyre shkeljeve, një tjetër që do të ndëshkohet me gjobë është edhe ajo kur mediat nuk I japin të drejtën e përgjigjes personave, dinjiteti apo reputacioni i të cilëve është prekur nga publikimi I fakteve dhe informacioneve jo të saktë. Për këtë shkelje masa e gjobës do të jetë 800 mijë lekë. Në të gjitha rastet, sipas draftit, gjoba vendoset nga inspektorët e Autoritetit të Medias Audivizive dhe arkëtohet përmes shërbimit përmbarimor.

Veç gjobave ama do të ketë të drejtën, që për portalet të cilat kryejnë tre kundërvajtje administrative të parashikuara në ligj të pezullojë për 24 orë aksesin në internet. Në rast se numri i shkeljeve është më i lartë, atëherë pezullimi i aksesit në internet shkon deri në 7 ditë.

Paketa antishpifje është lajmëruar që më parë nga kryeministri Edi Rama. Veç ndëshkimit me gjobë për mediat dhe portalet që publikojnë lajme të pavërteta ajo detyron portalet të regjistrohen si dhe zbatojnë ligjet në fuqi për transmetimin e reklamave.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al