• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga kriteret e pranimit te kompetencat, Çuçi shpjegon në Kuvend ligjin e ri të Policisë Bashkiake

21/12/2022
Nga kriteret e pranimit te kompetencat, Çuçi shpjegon në Kuvend ligjin e ri të Policisë Bashkiake

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur në Kuvend për projektligjin “Për Policinë Bashkiake”, i cili sjell një reformim tërësor të kësaj strukture komplementare me punën e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë në komunitet. Çuçi tha se rishikimi i këtij ligji është një domosdoshmëri funksionale, për dy arsye: së pari, ajo cka kemi vërejtur në harkun kohor të 25 viteve (që kur ligji hyri në fuqi për herë të parë) është një mbivendosje e konsiderueshme e kompetencave e së dyti edhe mangësi evidente që kanë ardhur si produkt i kohës e që duhet të adresoheshin në të mirë të një shërbimi me standard sa më cilësor për qytetarët e vendit.

Më tej Ministri i Brendshëm renditi disa prej risive kryesore të ligjit të ri.

“Më konkretisht bëhet fjalë për ridimensionim të kompetencave në fushën e rendit dhe sigurisë, qarkullimit rrugor, bashkëjetesës shoqërore, mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së hapësirave publike, etj. Peshë specifike i këmi kushtuar cilësisë së trupës së këtij shërbimi, duke aplikuar standarde krejt të reja dhe bashkëkohore për rekrutimin e kandidatëve- që nga shpallja, Komisioni Përzgjedhës, verifikimet dhe testet- me shkrim, ai i aftësive fizike dhe intervista, përfshirë këtu edhe të drejtën e ankimimit, deri në publikimin e listës përfundimtare fituese. Kemi integruar kritere cilësore për të zhvilluar profilin dhe aftësitë profesionale të kësaj trupe shërbimi, duke filluar që nga trajnimi i detyrueshëm katër javor pranë Akademisë së Sigurisë gjatë periudhës së provës e duke vazhduar me trajnime specifike për zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale dhe administrative mes Shkollës së Administratës Publike apo institucione të tjera arsimore (në varësi të tematikave). Së fundmi, por jo më pak nga rëndësia, parashikohet edhe vlerësimi i performancës së punonjësve të Policisë Bashkiake, duke matur realizimin e objektivave dhe sjelljen profesionale të tyre. Po kështu ligji adreson edhe trajtimin financiar gjatë e pas përfundimit të detyrës”, deklaroi ministri Çuçi.

 Në përfundim të fjalës ai theksoi se së bashku me Këshillat Vendorë për Sigurinë Publike, instrumenta tashmë të ngritur dhe funksionalë që bëjnë bashkë aktorë shtetërorë dhe komunitarë në çdo bashki, Policinë e reformuar Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ne po ndërtojmë një trekëndësh tejet të rëndësishëm për forcmimin e vazhdueshëm të sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve që e cënojnë atë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al