• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

05/05/2026
Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

Kryesuan në 31 nga 33 javë në total, mjaftonte të mos humbisnin në Korçë, në shtëpinë e tyre, në javën e fundit, por Laçi vuri në jetë një kryevepër të vërtetë, i shënoi një gol Skënderbeut në minutën e 96-të duke i rrëmbyer nga duart trofeun. Pas vetëm një viti, ekipi kurbinas rikthehet në elitë, këtë e bënë me spektakël dhe trofe. Në këtë periudhë, ku në Shqipëri është e vështirë të flas për futboll të pastër, futboll pa llogari në tavolinë, kjo ishte një nga ata pak ndeshje të vërteta, një ndeshje që Laçi e fitoi me meritë edhe pse për më shumë se 20 minuta luajtën me një lojtar më pak.

Me 79 pikë në 33 javë, Laçi e mbylli në vendin e parë, plus 2 pikë në raport me Skënderbeun. Në shifra, Laçi nuk “vodhi” asgjë, pasi janë ekipi që ka pësuar më pak humbje, vetë 2 të tilla, janë gjithashtu ekipi që ka pësuar më pak gola 23. Një meritë të pa diskutuar në këtë ka portieri Ortielo Biba, një nga zbulimet e këtij sezoni, një talent i ditëlindjes 2004, gjithashtu edhe pjesa tjetër e prapavijës.

Jo vetëm mbrojtja, Laçi kishte këtë sezon sulmin e dytë më të mirë, me 60 gola të shënuar, me golavarazhin më të mirë në total, plus 37-të. Lojtarë si Myrta, me 17 gola, Tresa, apo kapiteni Kurti, bënë diferencën këtë sezon, një grup fantastik lojtarësh, me një moshë mesatare prej 21-22 vjeç, që premton shumë edhe për sezonin e ri në elitë.

Në Korçë, i gjithë ambienti, tifozë dhe staf drejtues, nuk e pritën mirë këtë humbje duke vendosur tani në dyshim të fortë projektin për sezonin e ri.

Related Posts

Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”
Sport

Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

05/05/2026
Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A
Sport

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit
Sport

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
Titulli i 21-të i Interit ishte me të vërtetë unik, asnjëherë më parë në histori një kampion nuk kishte dështuar si zikaltrit
Sport

Titulli i 21-të i Interit ishte me të vërtetë unik, asnjëherë më parë në histori një kampion nuk kishte dështuar si zikaltrit

04/05/2026
E ardhmja në “ajër”, Trabzonspor nuk vendos për Muçi-n, asnjë kontakt me Besiktas
Sport

Çfarë po e pengon transferimin te Trabzonspori? Gazetari turk zbulon detajet e fundit për Ernest Muçin: E kishte edhe më parë

04/05/2026
VIDEO/ Skandali në Korçë, lojtarët e Laçit sulmohen gjatë festës
Sport

VIDEO/ Skandali në Korçë, lojtarët e Laçit sulmohen gjatë festës

04/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

05/05/2026
Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro

Jeff Bezos mendon të shesë superjahtin “Koru” prej 460 milionë euro

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al