KQZ ka miratuar dhënien e mandatit për deputetët e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.
“Mandati i Rushajt, i përket Petrit Dodës. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit të Petrit Doda. Mandati i Grida Dumës, i përket Oriela Nebiajt. Miratohet dhënia e mandatit të deputetit Oriela Nebiaj.
Ori Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la politikën për televizionin. Ndërkohë, Petrit Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale.