• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

08/09/2026
Nga rival, në idhull! Mrekullia tjetër e Antonelit, bëri për vete tifozët e Ferrarit – Balkanweb.com – News24

Arritjen më të madhe Kimi Antoneli e realizoi duke fituar në Monza, pasi ishte nisur nga rreshti i parafundit. Por e dyta ishte po aq e rëndësishme, pasi me suksesin e tij në Çmimin e Madh të Italisë, ai arriti të shpërthente në gëzim edhe tifozët e Ferrarit, në një të diel të zezë për skuadrën nga Maranelo.

Andrea Kimi Antoneli bëri diçka që vështirë se mund të imagjinohej, sidomos po të kemi parasysh se sa shumë tifozët e “Kokëkuqes” kanë sytë dhe zemrën vetëm për “Kalin e Përjetshëm”. Pasi derdhën lot të hidhur për daljen e Lëklerkut nga gara dhe kuptuan se Hamiltoni nuk do të fitonte dhe as nuk do të ngjitej në podium, tifozët e Ferrarit nisën të brohorisnin për Kimin.

Në vend që të largoheshin nga tribunat, siç ndodh kur skuadra e zemrës është një hap larg humbjes, ata e mbështetën pilotin nga Bolonja në duelin e tij me Rasëllin. Nisën të valëvitnin flamurin italian në çdo kalim të tij, e shtynë me brohoritjet e tyre deri në vijën e finishit dhe, me një shpërthim të jashtëzakonshëm në fund, e përshëndetën fitoren e tij.

U ngritën në këmbë për ta duartrokitur gjatë xhiros së nderit dhe më pas vrapuan poshtë podiumit për të kënduar së bashku me të himnin kombëtar italian. Dhe pas ceremonisë zyrtare të festimeve, erdhi përqafimi i turmës së Monzës. Antoneli u la të ngrihej triumfalisht mbi duart e tifozëve, i mbajtur pezull në ajër. Sikur të mos ishte i veshur me ngjyrat e argjendta të Mercedesit. Sepse Ferrari vjen gjithmonë e para.

Por është e pamundur të mos dashurosh këtë djalosh kaçurrel, i cili po shkruan historinë e sportit italian, edhe pse drejton një Mercedes, të paktën për momentin…

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24
Sport

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

“Arratiset” Arsenal, +6 nga Man.City, por Marseca nuk e bën dramë: Nuk ka vend për panik (VIDEO)

08/11/2026
Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO)

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al