• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Shkodra në Sarandë dhe përtej kufijve, ja si funksiononte grupi kriminal i Met Kananit

12/05/2018
Dalin fotot e të arrestuarve/ Kjo është organizata kriminale e Met Kananit

Një rrjet perfekt që funksiononte nga Shkodra në Sarandë, me degë thuajse në çdo bashki të vetën dhe me “konsullata në Itali, Gjermani, Belgjikë, Hollandë dhe mbi të gjitha në ishujt grekë, nga ku bëhej lidhje me celulat në resortet turistike turke të Marmarisit dhe Bodrumit. Grupi i Met Kananit, i mbiquajturi “Escobari nr.2” dhe për të cilin ambasadori amerikan Donald Lu tha që në fillim që është një “peshk i madh”, tashmë është i shthurrur totalisht. Janë kapur kapitenët kryesorë, shefat e regjimenteve që blenin hashashin, heroinën dhe kokainën dhe e shpërndanin sipas porosive të “pikave të shitjes me pakicë”.

Grupi i Met Kananit është një prej bandave më të rrezikshme dhe klientela e saj ka qenë ajo e “klasit të parë”. Që do të thotë: droga shitej për piacën e lartë të miliarderëve dhe yjeve që frekuentonin resortet superluksoze të rivierës turke të Bodrumit, ishujve grekë të Egjeut dhe natyrisht miliarderëve në qytetet kryesore të Europës.

Një rrjet perfekt që pë disa vite i solli këtij grupi një fitim gjigandesk, shifrat e të cilit mbahen sekret, pasi në llogaritë e fshehura dhe në investimet e kryera fshihen “peshq edhe më të mëdhenj”. Një burim diplomatik bën të ditur se DEA amerikane ka arritur të interceptojë biseda shumë të fuqishme me njerëz me pushtet në Shqipëri, madje edhe në politikën e lartë. Por këto janë pjesa tjetër e hetimit pas shkatërrimit të grupit, i cili ndodhi me arrestimet e djeshme, ku falë zbërthimit të të arrestuarve në Turqi, janë kapur të gjithë krerët e “zyrave” të një prej bandave më të fuqishme të trafikut të drogës në Shqipëri.

Përveç Fierit, aty ku grupi ka qendrën më të madhe, rrjeti i Kananit ishte i shtrirë në të gjithë jugun si Vlorë, Sarandë Gjirokastër, Korçë etj., si dhe në Shkodër në veri, e në Tiranë e Kavajë në Shqipërinë e Mesme. Grupi i Met Kananit është njohur në mjediset e trafiqeve si “furnitori me bar”, heroinë dhe kokainë, i yjeve të kinematogafisë, muzikantëve të rock-ut, biznesmenëve të nivelit të lartë, e mbi të gjitha modeleve, rrjetit të modës dhe industrisë gjigande dhe fitimprurëse të eventeve.

Në fund, të paktën deri tani ata që ideuan dhe morën pjesë në operacion theksojnë se kanë arritur sukses pasi kanë dorëzuar në duart e prokurorëve prova që nuk e nxjerr më nga burgu bandën e Kananit. Ajo që pritet në fazën e dytë është sekuestrimi dhe gjetja e pasurive të investuara e të fshehura. Burime nga një agjenci ligjzbatuese bëjne të ditur se edhe për këtë fazë është zbuluar gjithçka. Pritet vetëm zbatimi në ditët e ardhshme. /tesheshi.com/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?

Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?

07/12/2025
VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al