• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga veriu në jug, moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, ja zonat më problematike

06/12/2021
Dimri “mbërthen” rajonin, sot priten shtrëngata

Vendi prej disa ditësh po përballet me reshje të dendura shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar edhe probleme me përmbytjet. Me poshte situata në disa qytete të vendit, ku problematike paraqitet situata në disa lagje të Durrësit, Vlorë, Elbasanit, Lezhës dhe Kukësit.

SITUATA NË DURRËS

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në lagjen nr.1, tek shëtitorja Taulantia, ku ka prezencë të ujit. Po ashtu probleme ka edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar, zona rreth stadiumit, pranë Stacionit të Trenit dhe në Kënetë.

SITUATA NË VLORË

Moti i keq ka përfshirë dhe qytetin e Vlorës ku gjatë mëngjesit dhe në mesditë, pritet të ketë erë të fortë dhe dallgë të mëdha në det. Sipas autoriteteve, parashikohet që dallgët të jenë nga 1.5 deri në 2.5 metra të larta.
Përmirësimi i situatës meteorologjike pritet të vijë gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:00.

SITUATA NË ELBASAN

Sipas informacioneve te marra mëngjesin e sotëm në Elbasan, raportohet se ka pasur reshje shiu në gjithë qarkun të shoqëruar me inerte në disa akse rrugore. Nga moti i keq ka pasur probleme me fidrin nr.7 e nr.8 ku ka pasur probleme me furnizimin me energji në bashkinë Prrenjas dhe në disa fshatra përreth, si dhe fidri nr.4 ne bashkinë Cerrik, i cili sjell mungesa në Njësinë Administrative Mollas e Pishaj të bashkisë Gramsh.

SITUATA NË LEZHË

Situata në qarkun Lezhë, ora 08:30’, datë 06.12.2021.

Gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani, kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000m ka pasur reshje të dëborës. Sasia e reshjeve në territorin e bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në territorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm. Nga komunikimi me strukturat e MC, situata është si më poshtë: Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujërave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare po pa problem të prezencën e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësore. Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave nga basenet e tyre, duke ruajtur nivelin e kuotave.

Në bashkinë Mirditë, ka reshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.  Rrugët nacionale dhe ajo e Kombit, janë të kalueshme pa probleme. Furnizimi me energji elektrike është pa probleme. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Rezervuarët po monitorohen, për prezencën e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al