• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga “xhol” në titullar, Dodaj përfiton nga situata e Kastratit për të rimarrë vendin te Vllaznia

18/03/2026
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Sulmuesi 20-vjeçar i Vllaznisë, Kevin Dodaj, pritet të marrë një rol edhe më të rëndësishëm në javët e mbetura të sezonit. Kuqeblutë janë përballur me një goditje të rëndë në repartin ofensiv pas dëmtimit të Lirim Kastrati, i cili ka mbyllur para kohe sezonin.

Kjo situatë hap automatikisht më shumë hapësira për talentin shkodran, i cili tashmë shihet si një nga alternativat kryesore në sulmin e skuadrës. Me konfigurimin e ri taktik që pritet të përdorë trajneri, shumë gjasa ka që Esat Mala të aktivizohet në krahun e djathtë të mesfushës në ndeshjet e ardhshme. Një lëvizje e tillë do të thotë se në qendër të repartit ofensiv do të kërkohet një partner për kapitenin dhe bomberin e skuadrës, Bekim Balaj.

Në këtë pikë, gara për një vend titullari pritet të zhvillohet mes Dodajt dhe sulmuesit ganez Çarls Bismark. Megjithatë, forma e këtij të fundit ka qenë mjaft e paqëndrueshme gjatë këtij edicioni. Luhatjet në paraqitje kanë bërë që besimi ndaj tij të mos jetë gjithmonë maksimal, çka rrit shanset që Dodaj të marrë më shumë minuta në fushë. Për një futbollist të ri, i cili kërkon të konfirmohet në nivele të larta, kjo periudhë mund të jetë momenti ideal për të treguar potencialin e tij.

Dodaj u rikthye te Vllaznia në Shkodër gjatë merkatos së janarit në formën e huazimit nga CSKA Sofia. Një eksperiencë që, pavarësisht minutazhit jo shumë të madh, i ka shërbyer për të fituar më shumë pjekuri dhe eksperiencë. Deri më tani numri “22” ka zhvilluar 7 ndeshje me skuadrën e Martinit që prej rikthimit të tij në muajin janar.

Momenti më i spikatur i Dodajt në këtë sezon mbetet goli vendimtar në fitoren 2-1 ndaj Elbasanit, i realizuar në sekondat e fundit të javës së 24-t të kampionatit. Një gol që jo vetëm solli tre pikë të çmuara për kuqeblutë, por edhe një sinjal të qartë se sulmuesi i ri është gati të marrë më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv të skuadrës shkodrane.

HUMBJA NË SHTËPI – Vllaznia vijon të konfirmojë forcën e saj në shtëpi, duke e kthyer stadiumin “Loro Boriçi” në një fortesë të vërtetë për kundërshtarët. Skuadra shkodrane po kalon një moment shumë pozitiv në ndeshjet e luajtura para tifozëve të saj, ku rezultatet e muajve të fundit flasin qartë për një ekip që di të shfrytëzojë maksimalisht avantazhin e fushës. Humbja e fundit e Vllaznisë në shtëpi daton më 28 nëntor 2025, kur kuqeblutë u mposhtën minimalisht 0-1 nga Teuta në javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Që prej atij momenti, skuadra shkodrane ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos njohur më humbje në impiantin e saj. Në total, pas asaj disfate, Vllaznia ka zhvilluar në “Loro Boriçi” nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Bilanci është mëse pozitiv: tetë fitore dhe vetëm një barazim. Një seri mbresëlënëse që tregon stabilitetin e ekipit dhe aftësinë për të dominuar ndeshjet në shtëpi, pavarësisht kundërshtarëve që ka pasur përballë. Këto shifra kanë rikthyer besimin dhe entuziazmin edhe te tifozët shkodranë, të cilët vazhdojnë të jenë një mbështetje e rëndësishme për skuadrën.

Atmosfera në “Loro Boriçi” ka qenë shpesh vendimtare, duke e bërë edhe më të vështirë për rivalët që të marrin pikë në Shkodër. Forma e mirë në shtëpi ka ndikuar ndjeshëm edhe në objektivat e skuadrës, me Vllazninë që kërkon të qëndrojë në zonat e larta të renditjes dhe të ruajë ritmin pozitiv në këtë fazë të kampionatit. Vazhdimësia në ndeshjet e luajtura në Shkodër mbetet një nga armët më të forta të ekipit kuqeblu.

Kjo seri pozitive do të vihet sërish në provë këtë të shtunë, kur në “Loro Boriçi” do të zbresë Dinamo, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët synojnë të zgjasin edhe më tej pathyeshmërinë në shtëpi dhe të pasurojnë serinë e rezultateve pozitive para publikut të tyre.

Related Posts

Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Tabeku-Xhixha, Tirana merr përgjigjen për dy sulmuesit në marshimin drejt 9 pikëve

18/03/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores
Sport

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur
Sport

Boniek i drejtëpërdrejtë: Disfata me Shqipërinë do sillte tërmet, jam i bindur

18/03/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen
Sport

Mungesa edhe ndaj Vllaznisë, Dajën e shqetëson një mesfushor

18/03/2026
Arsenal mes 8 më të mirëve, “Topçinjtë” kalojnë pa probleme Leverkusen, Arteta: E nisëm mirë ndeshjen, Eze po bën diferencën
Sport

Arsenal mes 8 më të mirëve, “Topçinjtë” kalojnë pa probleme Leverkusen, Arteta: E nisëm mirë ndeshjen, Eze po bën diferencën

18/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Nga “xhol” në titullar, Dodaj përfiton nga situata e Kastratit për të rimarrë vendin te Vllaznia

18/03/2026
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Elbasani pret stadiumin plot, kërkon të mbushë përsëri tribunat me femra

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al