Vrasja nga RENEA e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat, është një prej ngjarjeve më të komentuara në rrejetet sociale gjatë 10 ditëve të fundit. Gazetari nga Gjirokastra, Telnis Skuqi sot e cilëson ‘hero’ 35-vjeçarin që u ekzekutua sepse qëlloi ndaj policisë dhe refuzoi të dorëzohej. Ndërkohë që pak orë pas ngjarjes, më datë 28 tetor, ai shprehej se Kacifas ishte thjesht një idiot. Nuk dihet ç’e ka shtyrë Skuqin të ndryshojë mendim kaq shpejt. Nga ‘thjesht një idiot’ tek ‘një hero’ është kapërcim shumë i madh. Lexoni më poshtë dy reagimet e tij të ndryshme.
©ArgjiroLajm.net










