Rreth një muaj pas ngjarjes në Bularat, motra e ekstremistit Kostandinos Kacifas flet për mediat greke. Ajo thotë se minoriteti në Shqipëri është frikësuar dhe se sipas saj shqiptarët duan t’i ndjekin nga vendi i tyre. Veç kësaj Ermioni Kacifas tregon se natën e varrimit të vëllait të saj, janë dëgjuar të shtëna me armë poshtë shtëpisë së tyre, si dhe është parë të qarkullonte një helikopter. Motra e ekstremistit grek tregon gjithashtu se ka persona në fshat që dinë më shumë për ngjarjen, por kanë frikë të flasin të vërtetën. Shihni videon më poshtë.
©ArgjiroLajm.net