Në mediat greke vijon debati për vrasjen në Bularat të ekstremistit Kostandin Kacifas. Gjatë emisionit ‘Bashkë’ në SKAI Tv, gazetarja Tatiana Stefanidhu shpërthen kundër shqiptarëve. Pas një bisede telefonike me babain e Kacifasit, gazetarja i quan shqiptarët ‘fashistë’ pasi sipas saj nuk lejuan minoritarin të çonte flamurin grek në fshat.
“Quajnë Kostandin Kacifasin fashistë? Fashistë janë ata (shqiptarët) që nuk lejonin Kacifasin të festonte me flamur sipas mënyrës së tij”, shprehet drejtuesja e emisionit.
Mediat greke vazhdojnë t’i bëjnë jehonë ngjarjes në Dropull, duke i mëshuar paturpësisht variantit se Kacifas u vra sepse donte të çonte flamurin grek. Nga ana tjetër paraqitet një situatë e gënjështër se gjoja minoriteti grek në Shqipëri jeton i frikësuar dhe nuk ka të drejta. Kështu bëri edhe disa ditë më parë motra e Kacifasit, e cila tha se shqiptarët duan që t’i ndjekin nga vendi i tyre. Shihni në fund të videos më poshtë gazetaren Tatiana Stefanidhu teksa i quan shqiptarët ‘fashistë’.
©ArgjiroLajm.net