• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja në Gjirokastër / Ziri dhe “miqtë e tij”, kur bëhesh “vrasës me pagesë”

16/11/2017
Ngjarja në Gjirokastër / Ziri dhe “miqtë e tij”, kur bëhesh “vrasës me pagesë”

Nga ANTON CICANI

Nga Gjirokastra në Fushë-Krujë janë thuajse katër orë rrugë, bashkë me ndalesat… Nuk e dimë nëse Blerim Ziri, arbitri i ndeshjes Luftëtari-Teuta do të ketë pasur kohë të mendojë për maskaradën në ndeshjen e sotme, por një gjë është e sigurt: “pistoletën” nuk mund ta fshehë dot dhe sigurisht që në ndryshim nga “vrasësit me pagesë” që më pas humbasin gjurmët, këtë arbitër do ta shohim edhe në ndonjë ndeshje tjetër, pasi të jetë harruar gjithçka, ashtu si ndodh gjithmonë. Dhe, do të paraqitet në bankë për të tërhequr paratë që i takojnë për arbitrim, më falni, “vrasje”… E ndërsa përkëdhelim kombëtaren dhe Kristian Panuçin, sepse po na gëzojnë, kampionati ynë po humb dita ditës shikues, sepse nuk prodhon asgjë përveç dominimit të Skënderbeut, krizës së Partizanit dhe episodeve të turpshme të realizuara sipas “serive” nga “miqtë e Zirit”.

E ndërsa sezonin e shkuar, pikërisht Luftëtarin “e lanë” jashtë Europës, duke e kthyer Kupën e Shqipërisë në një teatër, këtë sezon, ndoshta edhe me fatin kundër, ekipi gjirokastrite rrezikon më shumë: të bjerë nga kategoria. Sepse nëse fati po luan një faktor negativ (dy shtylla edhe sot ndaj Teutës), arbitrat po nisin të bëhen protagonistë. Dhe, jemi vetëm në prag të fillimit të fazës së dytë. Sezonin e shkuar, epilogu i kampionatit pati atë skenë të frikshme në Kukës, ku arbitri Enea Jorgji do të kthehej në një “kamikaz” dhe do të shkatërronte gjithçka.

E ndërsa këtë sezon, kështu si ka nisur, Flamurtarit i duhet çdo ndeshje që të fitojë me të paktën dy gola diferencë, sepse një vendim kundër nga arbitri do të vijë, sidoqoftë, Luftëtari sot provoi një dhimbje të madhe, në dy episode kyçe, që nëse i shtohet edhe rasti i penalltisë në gjysmën e pjesës së parë, mjaftojnë për të çuar “në burg” edhe një arbitër që ndoshta sonte do të flejë më qetësinë më të madhe, por më i pistë se kurrë. As dushi nuk do të mund të fshijë njollat e pisllëkut në trupin e tij.

Deri kur Ziri & Co do të vazhdojnë këtë maskaradë? Deri kur FSHF do të vazhdojë të mbyllë sytë dhe veshët? Të presim, të shohim. Por, në fund, të mos i vijë keq askujt nëse në stadium do të jetë vetëm fotografët dhe kameramanët… 

Related Posts

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura
Sport

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv
Sport

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

27/05/2026
Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo gjatë shtatzënisë së dytë

Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo gjatë shtatzënisë së dytë

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al