Nëna e Caroline fitoi sot me vendim prokurorie kujdestarinë e mbesës 1-vjeçare, Lydia, informon gazeta greke “Proto Thema”. Me të njëjtin urdhër, njëkohësisht hiqet kujdestaria e përkohshme prindërore nga piloti 33 vjeçar, i cili ndodhet në burgun e Korydallos, pasi pranoi se ka vrarë bashkëshorten më 11 maj. Gjithashtu u vendos se familja e bashkëshortit vrasës ,ka të drejtë të takojë mbesën e vogël 5 ditë në muaj, nga ora 10:00 deri 14:00 e mesditës. Të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorisë është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë.