Një ngjarje që ka protagonistë dy shqiptarë është shënuar në Italinë fqinje ku një çift bashkëshortësh është konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se përplasja ka ndodhur në rrugën Sarteano në Siena ku një 36 vjeçar shqiptar ka qëlluar barbarisht ish-gruan e tij. Mediat vendase i kanë fshehur identitetin duke treguar se gjithçka ndodhi në sy të djalit katër vjeçar. E reja është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte marrë disa lëndime dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 36 vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Ai ka thënë se e qëlloi ish partneren se erdhi që të takojë djalin për ta marrë me vete. Nga të dhënat e para shkak për konfliktin është bërë kujdestaria e djalit pasi çifti ishte në prag divorci.









