• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarje e rëndë, djali vret babain brenda në makinë. Zbulohet dëshmia tronditëse

31/05/2018
Tenton të kalojë heroinë në kufi, arrestohet 38-vjeçari

Një krim brenda familjes ka ndodhur mes shqiptarëve të Greqisë, teksa djali 26-vjeçar ka vrarë me armë babanë e tij 70-vjeçar. Krimi i rëndë ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë më 27 Maj, por është zbardhur ditën e djeshme nga policia greke. Viktima ka qenë brenda makinës së tij kur u vra. Djali 26-vjeçar i viktimës është arrestuar nga policia dhe arma e krimit është sekuestruar. Policia ka ngritur akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mediat greke thonë se autori ishte djali i 70-vjeçarit nga martesa e dytë me një grua shqiptare.

“Kathimerini” shkruan se viktima ishte një postier në pension. Sipas kësaj të përditshme, shkak i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare. Po duket se pas kësaj tragjedie fshihen edhe detaje më tronditëse. 26-vjeçari shqiptar që vrau me çifte babain e tij, mund të jetë viktimë e abuzimit.

Ai ishte fëmija i dytë nga martesa e dytë e 70-vjeçarit me një grua shqiptare. 26-vjeçari pranoi krimin që kishte kryer dhe u arrestua për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e policisë mbi djalin ranë kur ai dhe mamaja dhanë dëshmi kontradiktore. Këto dyshime u përforcuan akoma më shumë kur 26-vjeçari dhe e ëma nuk morën pjesë në varrimin e 70-vjeçarit. Të mërkurën, autori rrëfeu krimin dhe u tregoi autoriteteve të tjera informacione të vlefshme për hetimin, shkruan ‘’Tv klan”.

Sipas tij, babai kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë. Madje të njëjtën gjë bëri edhe me motrën dhe vëllain e 26-vjeçarit nga martesa e tretë e babait të tij. Ai i tha policisë se 70-vjeçari kishte abuzuar me motrën e tij 10-vjeçare dhe vëllain 7-vjeçar.

Nëse këto pretendime të tij do të vërtetohen, do të shkaktojnë një skandal në ishullin grek, që u trondit mbrëmjen e së dielës me krimin brenda familjes. Viktima 70-vjeçar me iniciale P.M. ishte një postier në pension. Ai u gjet i vrarë brenda makinës së tij me plagë në kraharor, fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga arma e gjahut.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al