Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një fëmijë është qëlluar me armë, duke mbetur i vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës.
Fëmija është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda brenda ambienteve të shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihet nëse është ngjarje e qëllimshme apo aksidentale.









