Një 65-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i Senatoriumit këtë mbrëmje duke humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari ishte i infektuar me Covid-19. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kujtojmë se pak ditë më parë, një i ri, 29 vjeç, është hedhur nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi, po ashtu, pozitiv me koronavirus.